Ministri i mbrojtjes Vllado Misjallovski sot në Ministrinë e Mbrojtjes mbajti konferencë për shtyp me rastin e 100 ditëve të Qeverisë së re në të cilën informoi rreth projekteve dhe aktiviteteve të ndërmara që janë realizuar, që janë në fazën e realizimit, si dhe rreth prioriteteve vijuese të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në vazhdim në mënyrë integrale, fjala e ministrit Misajllovski
Përkushtimi i Qeverisë është të kemi shtet stabil, të sigurt dhe me prosperitet. Buxhet në rritje do të thotë edhe investime më të mëdha në kapacitetet e mbrojtjes, investim në pajisje të re bashkëkohore që i përshtatet standardeve të NATO-s.
Në vitin 2025 parashohim rritje të Buxhetit të mbrojtjes dhe 37% nga këto mjete të jenë të orientuara në drejtim të modernizimit dhe pajisshmërisë së Armatës, gjegjësisht diku rreth 8,5 miliardë denarë, që do të thotë për 3 miliardë denarë më shumë se viti i sivjem.
E shprehur në përqindje dhe para – Propozim buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2025, parashohim të jetë 2,4%, gjegjësisht rreth 23.000.000.000 denarë. Për rroga dhe shtesa janë planifikuar 30%, ndërsa për pajisshmëri dhe modernizim 37%, gjegjësisht 7% më shumë se deri më tani. Realizimi i buxhetit të Ministrisë deri në këtë moment, apo deri me datën 01.10.2024, është 73%.
Pajisshmëria dhe modernizimi i Armatës – Së pari do të ndalem te modernizimi i cili është një proces i vazhdueshëm që i fuqizon kapacitetet e Armatës sonë. Ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me faktin se ne, gjegjësisht kjo Qeveri, do të vazhdojë të investojë në kapacitetet e mbrojtjes gjegjësisht në resurset njerëzore dhe në pajisjet bashkëkohore. Momentalisht, në përputhje me dinamikën e paraparë, janë duke u realizuar më shumë projekte për modernizimin e Armatës. Në përputhje me kërkesat e Armatës, në proces të prokurimit apo furnizimit me automjete të lehta blinduese, transporterëve të blinduar, pajisje për mbrojtje kundërajrore, helikopterë, makina inxhinerike, pajisje për forcat speciale, si dhe pajisje për njësitë tjera. Mes tjerash, para dy jave, si dhuratë nga BE-ja, morëm pako prej 13 milionë eurosh, financim ky që vjen nga Fondi Paqësor Europian. Kjo ndihmë përfshinë teknologji që kanë të bëjnë me intelegjencën, hulumtimin dhe zbulimin, me të luftuarit elektronik, si dhe me intelegjencën e komunikimit, logjstikën, pajisjet inxhinerike, si dhe me sistemet e informimit dhe komunikimit. Por, kuptohet që me këtë ndihmë përfshihet edhe trajnimi i personelit aty ku e kërkon nevoja.
Rreth furnizimit me pajisje të reja:
Më 29 korrik 2024 u bë pranimi i 6 automjeteve të lehta blinduese – JLTV. Kjo është pjesë e projektit që do të realizohet gjatë vitit 2024 dhe 2025, ku Armata maqedonase do të pajiset me 96 automjete të lehta blinduese JLTV dhe me 42 automjete Strajker.
Javën e kaluar në poligonin ushtarak “Krivollak” kishim mundësi të bindemi edhe në një pjesë të pajisjes së re që tashmë është e vendosur te automjetet JLTV, ndërsa e njejta do të vendoset edhe te automjetet Strajker, stacion i armatosur i komanduar nga distanca, sistem ky i cili edhe përkundër faktit që ofron siguri për jetën e pjesëtarëve të Armatës, ka fuqi dhe precizitet të lartë të zjarrit në të gjitha kushtet. Të mos harrojmë t’i përmendim edhe të gjitha donacionet të cilat na kanë ardhur dhe na vijnë nga vendet aleate, për të cilat jam tejet mirënjohës.
Rreth të dhënave konkrete: JLTV –automjete të lehta blinduese 96 – që për momentin kemi 38 prej tyre. 58 të tjerat do të arrijnë deri në fund të vitit 2025. Rreth Strajkerëve – ato janë transportues të blinduar 42 – të gjithë duhet të arrijnë gjatë vitit 2025. Gjithashtu vazhdojmë me projektet për pajisje kundërajrore gjegjësisht mbrojtje kundërajrore: Sistemi raketor Mistral 3 që përfshinë mekanizma lansues dhe raketa. Gjithashtu vazhdojmë edhe me furnizim të pajisjeve për artilerinë: Në kuartalin e parë të vitit 2025 do të arrijnë edhe obuset “BORAN”. Si që jeni të njoftuar se është nënshkruar marrëveshje edhe për 8 helikopterë, për helikopterë shumëdedikues të gjeneratës më të re, katër të versionit 149 nga kompania “Leonardo” në bazë të marrëveshjes së nënshkruar Qeveri me Qeveri.
Sa i përket riparimit të dy helikopterëve Mi8/17 dëshiroj të përmend edhe faktin se ky është një projekt i papërfunduar nga ana e udhëheqësisë së kaluar, për të cilin u premtua se helikopterët do të kthehen nga riparimi, së pari në maj, e më pas në qershor, por dikush, e dimë se kush, nuk e ka bërë detyrën si duhet. Ndërmorrëm aktivitete konkrete për realizim, ku Armata maqedonase do të posedojë edhe dy helikopterë operativë që nga muaji nëntor 2024.
Sa u përket investimeve kapitale – Së pari dëshiroj të potencoj se gjatë tremujorshit të kaluar janë përfunduar disa projekte:
rikonstruimi i Ankorimit Biljanini Izvori në Ohër,
rikonstruimi i dy objekteve në kuadër të kazermës “Goce Dellçev”,
sanimi i tubit për ngrohje në kazermën “Petrovec” dhe në kazermën e Shtipit “Jane Sandanski”.
Me këtë rast duhet të theksoj se këto projekte janë nga udhëheqësia e kaluar, të njejtat u filluan, ishin në fazën përfundimtare, dhe ne si Ministri i përfunduam dhe ajo që është e mirë, duhet të përmendet dhe kuptohet të vazhdohet të sëndërtohet.
Por, kushtet e punës së pjesëtarëve të Armatës duhet të jenë ato të duhurat dhe për këtë tashmë janë paralajmëruar prokurime publike për rikonstruim, rregullim ndërtimor, sanim dhe riparim të disa objekteve, të kazermave në Kërçovë, Tetovë, Shtip, si dhe në kazermën “Ilinden” në Shkup, pranë Qendrës Mjekësore Ushtarake, në Shtabin e Përgjithshëm, në Krivollak, në Drenov Doll, si dhe në objekte tjera të Armatës në lartësinë e vlerës së rreth 151 milion denarëve.
Për vitin 2025 parashohim mjete për rikonstruim, sëndërtim, sanim dhe ndërtim të disa objekteve, e ato janë në kazermat në Shtip, Tetovë, Kërçovë, në kazërmën “Ilinden” dhe “Strasho Pinçur” në Shkup, gjithashtu edhe në poligonin ushtarak “Krivollak”, dhe shpresoj se me buxhetin e ri, do t’i sigurojmë edhe mjetet për Shtëpinë e re të Armatës, gjegjësisht për rikonstruimin e tërësishëm të Shtëpisë së Armatës.
Rreth kujdesit për të punësuarit – Përkushtimi im personal përderisa jam në detyrë si ministër, është që të gjithë të punësuarve, t’u kompenzohen të gjitha implikimet financiare me kohë, në përputhje me ligjet dhe me Marrëveshjen Kolektive. Pikërisht për këtë, gjatë këtyre tre muajve, ndërmorrëm hapa konkret duke i siguruar të gjitha mjetet financiare dhe për herë të parë, e përsëris, për herë të parë, të gjithë të punësuarit kanë filluar t’i marrin të gjitha shtesat që u takojnë sipas Marrëveshjes Kolektive. Si prioritet i kemi pagat e rregullta ndaj të punësuarve, si dhe shlyerjen e të gjitha pagesave të ngelura në baza të ndryshme, dhe për këtë, do të përpiqem që të kemi mjete të mjaftueshme financiare për avancimin e standardit të të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë, gjë që nënkupton furnizime me mjete e pajisje personale, por edhe me pajisje që do të jep kontribut në zhvillimin e kapaciteteve të Armatës. Por ajo që hasa, kishte të bëjë me një gjendje serioze financiare, që shkonte në dëm të Ministrisë, në baza të vendimeve të përmbaruara gjyqësore, sipas padive të ngritura nga ana e pjesëtarëve të Armatës, që përmes kësaj rrugë i kanë kërkuar të drejtat e tyre që u takojnë, ku vetëm sivjet janë paguar më se 6,2 milion euro. Apo kjo shumë, nga viti 2021 e këndej arrin shifrën e 17,6 milion eurove. Kjo është me të vërtetë e panevojshme, duhet të ketë përgjegjësi, sepse me këto mjete financiare, në vend se të paguen përmes shpenzimeve gjyqësore dhe shpenzimeve të avokatëve, mund të blehen elementet bazike për pajisje personale.
Qëllimi ynë përpos aspektit financiar, është që të kemi personel të mirëtrajnuar dhe profesinal. Për këtë shkak, tashmë kemi dërguar oficerë për shkollim në shkollat e larta ushtarake në Greqi dhe Bullgari, duke dërguar edhe pjesëtarë të Armatës dhe të punësuar të Ministrisë në kurse, shkollime, stërvitje e trajnime në SHBA, Greqi, Turqi, Hungari, Itali, Bosnje e Hercegovinë, Gjermani, Francë, Mal të Zi, Norvegji, Portugali, etj.
Gjatë tre muajve të kaluar zhvillova takime me ambasadorë dhe me përfaqësues ushtarak të partnerëve tanë strategjik, të vendeve të rajonit dhe vendeve anëtare të NATO-s, si dëshmi për përkushtimin tonë për fuqizimin e marrëdhënieve diplomatike me përfaqësues të lartë politik të Kongresit Amerikan me Senatin dhe kuptohet me Pentagonin përgjatë Samitit të NATO-s, por edhe gjatë vizitës sime në SHBA, sa u përket konsultimeve dypalëshe me partnerin tonë kryesor strategjik.
Në konsultimet dypalëshe të mbrojtjes në SHBA që u zhvilluan në Pentagon, e vërtetuam përkushtimin e Qeverisë, për realizimin e denjë të të gjitha detyrave dhe obligimeve të dala nga Samiti i Uashingtonit, me këtë rast duke i vërtetuar edhe projeksionet e buxhetit të mbrojtjes për vitin 2025 duke shtuar këtu edhe aspektin e modernizimit të Armatës. Gjithashtu, dëshiroj të përmend se paraprakisht, në Samitin e NATO-s, së bashku me kolegët nga Bullgaria, Shqipëria dhe Italia, nënshkruam edhe dokumentin e parë ndërkombëtar të kësaj Qeverie, apo Letrën e Qëllimeve, për vendosjen e një korridori të harmonizuar për ndërveprim ushtarak në kuadër të Korridorit 8 për nevojat e Aleancës. Dëshiroj të ju informoj se edhe Romania u interesua të jetë pjesë e këtij procesi, kështu që më 17 dhe 18 të këtij muaji, në Bruksel do të nënshkruhet edhe një shtesë, faktikisht aneks i kësaj marrëveshjeje, ku do të bashkangjitet edhe Rumania.
Gjithashtu në pjesën e nismave rajonale, shënuam 25 vjetorin e formimit të Brigadës së Europës Juglindore – SEEBRIG, gjithashtu duke e përmendur këtu edhe 8 vjetorin e formimit të Forcave Mjekësore Ballkanike.
Mbetet përkushtimi dhe kontributi ynë në të gjitha operacionet, me pjesëtarë tanë ushtarak në jemi pjesë e misioneve/operacioneve të NATO-s dhe BE-së si që janë ALTEA në Bosnje e Hercegovinë, KFOR në Kosovë, gjithashtu edhe në Letoni, Rumani dhe Bullgari për mbrojtjen e krahut lindor të Aleancës dhe në mënyrë shtesë me 3 oficerë jemi pjesë e misionit të KB-së UNIFIL në Liban .
Gjithashtu, mbetemi të përkushtuar edhe në mbështetjen për Ukrainën, e cila ska të drejtë t’a mbrojë pavarësinë e saj, integritetin dhe sovranitetin territorial nga ana e agresionit rus. Dhe pikërisht për këtë, përgatitëm dhe jemi në përgatitje e sipër të një pakoje të re të ndihmës, që do të gjendet shumë shpejtë në seancë qeveritare.
Rreth gjendjes së krizës – dëshiroj t’ju informoj se përgjatë gjendjes së krizës në gatishmëri ishin rreth 300 pjesëtarë të Armatës me dy fluturake. Dëshiroj të ju informoj se me anë të dislokimin e mjeteve të gjithë këta pjesëtarë do të jenë të shpërblyer.
Atë që tashmë e keni të njohur, ka të bëjë me faktin se kur e mora detyrën e ministrit të mbrojtjes, 120 persona që ishin dërguar në avancim përsosje profesionale për oficerë dhe nënoficerë, e të cilëve u është premtuar se do të jenë të punësuar në Ministri, nuk kanë qenë të parapara mjete nga buxheti apo para për ta, thjeshtë kanë qenë të lënë në harresë. Ne bëmë rialokimin e mjeteve, dhe tashmë ato janë siguruar, kështu që kemi 120 persona që tashmë janë pjesë e strukturave të mbrojtjes, ndërsa u promovuan edhe 28 nëntogerë.
Gjithashtu dëshiroj të theksoj se është nënshkruar edhe Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Akademisë Ushtarake dhe Ministrisë për Sport, ku do të kemi sallë të re sportive në kuadër të Akademisë Ushtarake.
Në fund, si përfaqësues i Qeverisë edhe njëherë dëshiroj të theksoj se e vërtetojmë përkushtimin për financim stabil të mbrojtjes, për modernizimin e Armatës, kuptohet edhe për përmirësimin e infrastrukturës ushtarake, për kontribut në kuadër të operacioneve dhe misoneve ndërkombëtare, e gjithsesi edhe për ndihmë ndaj Ukrainës.