EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takimi Misajllovski – Hejbet: Bashkëpunimi mbrojtës maqedonas-turk, shembull i një aleance të fortë, mirënjohje për mbështetjen mjekësore në kujdesin ndaj të plagosurve në Koçan

Takimi Misajllovski – Hejbet: Bashkëpunimi mbrojtës maqedonas-turk, shembull i një aleance të fortë, mirënjohje për mbështetjen mjekësore në kujdesin ndaj të plagosurve në Koçan

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, sot (27 mars) në Ministri u takua me zëvendësministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Musa Hejbet, të cilit i shprehu falënderim për ndihmën mjekësore të ofruar nga Turqia mike në kujdesin ndaj disa prej të plagosurve në tragjedinë në Koçan.

 

“Dy vendet tona kanë një marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushtë për dekada me radhë dhe këtë e shohim në vepër. Një falënderim i madh nga i gjithë populli maqedonas për mbështetjen tuaj të pakursyer në kujdesin ndaj të plagosurve nga zjarri në Koçan. Në momente të vështira shfaqen miqtë e vërtetë, dhe të dy vendet tona treguan se qëndrojnë gjithmonë përkrah njëra-tjetrit kur ka nevojë,” tha ministri në takim.

 

Në kontekstin e bashkëpunimit mbrojtës, Misajllovski theksoi se ky bashkëpunim është një shembull i mënyrës se si aleatët bashkëpunojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin.
“Armata maqedonase modernizohet dhe pajiset edhe me pajisje të prodhuara në Turqinë aleate, gjë që tregon se ato përputhen me standardet më të larta të Aleancës dhe se kemi besim absolut në industrinë ushtarake turke,” theksoi ministri.

 

Këtë vit pritet që në arsenal të mbërrijnë obusët artilerik “Boran” si dhe sistemi i kontrollit të zjarrit për artileri nga kompania “Aselsan”.

 

Turqia është një nga mbështetësit më të mëdhenj të zhvillimit të kapaciteteve të Armatës maqedonase – përmes donacioneve në lloje të ndryshme të automjeteve, armëve dhe municioneve, si dhe pajisjeve të informacionit dhe komunikimit. Në Turqi, në Universitetin e njohur të Mbrojtjes Kombëtare, janë shkolluar mbi 60 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë maqedonas, ndërsa rreth 700 punonjës të mbrojtjes dhe pjesëtarë të Armatës kanë përfunduar trajnime në qendrat trajnuese në Ankara. Përmes Marrëveshjes për Mbështetje Ushtarako-Financiare, Turqia vazhdon të mbështesë zhvillimin e mbrojtjes maqedonase në vitet në vijim.

Accessibility Menu