EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takimi Misajlovski – Piers: bashkëpunimi mbrojtës maqedonaso-britanik në nivelin më të lartë, Mbretëria e Bashkuar mbetet aleati ynë i fuqishëm

Takimi Misajlovski – Piers: bashkëpunimi mbrojtës maqedonaso-britanik në nivelin më të lartë, Mbretëria e Bashkuar mbetet aleati ynë i fuqishëm

Sot (14 maj), ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski u takua me përfaqësuesen e re speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Zonjën Karen Piers, të cilës i shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme nga Mbretëria e Bashkuar në zhvillimin e kapaciteteve të Armatës maqedonase.

„Të dy vendet tona kanë një bashkëpunim të gjatë dhe intensiv në fushën e mbrojtjes, i cili, veçanërisht pas anëtarësimit në NATO, ka arritur potencialin e tij të plotë”, tha Misajlovski, duke shtuar se ky bashkëpunim ka forcuar ndjeshëm lidhjet mes dy ushtrive dhe pjesëtarëve të tyre.
Ministri theksoi se mbrojtja dhe Armata mbeten të hapura për zhvillimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit në çdo fushë – politika e mbrojtjes, trajnimi dhe edukimi ushtarak, trajnimi gjuhësor dhe mbështetja këshilluese nga Mbretëria e Bashkuar, e cila deri më tani është realizuar në disa raste.
„Ne do të vazhdojmë të jemi një partner i ngushtë dhe aleat i fortë i Maqedonisë së Veriut në NATO. Mbretëria e Bashkuar mbetet plotësisht e përkushtuar për forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit ekonomik në rajon”, deklaroi Zonja Karen Pierce.

Në takimin e mbajtur në Ministrinë e Mbrojtjes morën pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Methju Loson, dhe atasheu ushtarak, nënkoloneli Eduard Xhon Grin.

Accessibility Menu