Pas intonimit të hymnit shtetëror, auditori në sallën e stërmbushur pati mundësi të ndjek një interpretim të sinkronizuar të disa pikave të kompozitorëve maqedonas dhe atyre botërorë.
Koncerti në vigjile të festës së Vitit të Ri u ndoq edhe nga presidentja, njëherit komandant suprem i forcave të Armatosura Gordana Siljanovska Davkova, nga ministri i mbrojtjes Vllado Misajllovski, nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-major Sashko Llaçiski nga ministra të kabinetit qeveritar, nga përfaqësues të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të korit diplomatiko-ushtarak të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjeneralë aktiv dhe të pensionuar të Armatës, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, të Shtabit të Përgjishëm, komandantët e Armatës, si dhe shumë mysafirë të tjerë.
Koncerti i orkestrave ushtarake të vendeve aleate, si dhe vendeve të rajonit edhe më gjerë, u rrit në një project në kuadër të bashkëpunimit ndërushtarak, i cili tradicionalisht mbahet për disa vite me rradhë në vigjile të Vitit të Ri apo për ndonjë festë tjetër shtetërore, duke e përfaqësuar në këtë mënyrë partneritetin e fuqishëm dhe lidhjet e përhershme të miqësisë dhe bashkëpunimit.
Koncertin në fjalë mund t’a ndiqni edhe në këtë vegëz.
https://www.youtube.com/live/7QGIGd1eUbk