Në kujtim të tetë pjesëtarëve të rezervës së Armatës që para 24 vjetësh dhanë jetën në mbrojtje dhe ruajtje të atdheut pranë lokalitetit Stanet e Lubotenit, sot një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata, i kryesuar nga Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Orce Jordev, vendosi kurora me lule të freskëta në monumentet përkujtimore në fshatin Llubanë, Volkovo, kazermën “Ilinden” dhe në Komunën e Gjorçe Petrovit.
Më 10 gusht 2001, me një automjet ushtarak transporti të Armatës, në rrugën pranë lokalitetit Stanet e Lubotenit, pas aktivizimit të një mine, jetën e humbën: Tome Badarovski, Goce Çankullovski, Branko Janev, Tomisllav Nastevski, Marjanço Boshkovski, Ivica Zllatevski, Tome Dimovski dhe Rade Jankovski.