EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Misajllovski nga brifingu vjetor i atasheve të mbrojtjes: Edhe në vitin 2025 vazhdojmë me investime në mbrojtje

Misajllovski nga brifingu vjetor i atasheve të mbrojtjes: Edhe në vitin 2025 vazhdojmë me investime në mbrojtje

Sot (18 dhjetor) në Qendrën Rajonale për Marrëdhënie me Publikun në Kazermën “Goce Dellçev” në Shkup u mbajt takimi i rregullt vjetor me atashetë e mbrojtjes, ku u drejtua ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski dhe doajeni i Shoqatës së Atasheve të Mbrojtjes, Atasheu kroat i Mbrojtjes, kolonel Stjepan Domjançiq.

 

Në fjalën e tij, ministri Misajllovski theksoi se takimi i sotëm, si dhe takimet me atashetë e mbrojtjes, është dëshmi e qartë e përkushtimit tonë në politikën dhe bashkëpunimin bilateral dhe multilateral të mbrojtjes.
„Si atdheu im ashtu edhe vendet që ju përfaqësoni janë pjesë e një rendi ndërkombëtar global që mund të funksionojë dhe garantojë sigurinë e qytetarëve të tij vetëm nëse bashkëpunojmë sinqerisht dhe me përkushtim dhe nëse kemi një qëllim para nesh – dhe ai është paqja, stabiliteti dhe demokraci”, tha Misajllovski.

Misajllovski iu referua edhe zhvillimit të ardhshëm të mbrojtjes dhe Armatës dhe buxhetit të mbrojtjes, prej të cilit 32 për qind janë të destinuara për modernizim dhe pajisje.
„Krahasuar me vitin 2024, kjo është mbi 18 milionë euro më shumë për pajisje të reja dhe moderne, për një ushtri më të fortë, për mbrojtje kolektive më të fortë në NATO – Aleancën. Është edhe një dëshmi e padiskutueshme se vendi ynë është aleat aktiv dhe i përkushtuar”, theksoi ministri Misajllovski.
Tri prioritetet zhvillimore në mbrojtje – buxhetimi stabil, forcimi i procesit të modernizimit dhe respektimi i plotë i të drejtave dhe obligimeve ndaj të punësuarve, janë realizuar me sukses, tha Misajllovski dhe shtoi se në të njëjtën mënyrë do të vazhdojmë të punojmë edhe në vitin e ardhshëm.

Gjenerali Lafçiski falënderoi atashetë e mbrojtjes për ndihmën e tyre në ngritjen dhe modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse përmes bashkëpunimit bilateral, por edhe përmes aktiviteteve të shumta trajnuese. “Vitin e ardhshëm, 2025, kjo përkrahje, ky bashkëpunim do të jetë edhe me ju, por përkrahja që do të marrim nga Ministria dhe Qeveria do të jetë edhe më e theksuar”, ka theksuar ai.
Koloneli Stjepan Domjançiq falënderoi udhëheqjen e Ministrisë dhe Shtabit të Përgjithshëm për mundësinë që të dëgjojë drejtpërdrejt mesazhet për zhvillimin e sektorit të mbrojtjes dhe theksoi se vendi është një anëtar i njohur dhe i vlerësuar i NATO-s dhe se politika e jashtme maqedonase është në përputhje të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.

Në brifingun me atashetë e mbrojtjes, jepet një pasqyrë e plotë e bashkëpunimit të ndërsjellë në vitin e kaluar, si dhe janë diskutuar hapat që do të ndërmerren në vitin e ardhshëm, 2025.

Accessibility Menu