EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministrat Misajlovski dhe Helez në orën e parë akademike të Akademisë Ushtarake: Akademia është simbol i dijes dhe lidershipit, me reputacion të lartë dhe mësimdhënie cilësore

Ministrat Misajlovski dhe Helez në orën e parë akademike të Akademisë Ushtarake: Akademia është simbol i dijes dhe lidershipit, me reputacion të lartë dhe mësimdhënie cilësore

Sot (1 tetor), ministri Vllado Misajllovski dhe ministri i Mbrojtjes së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zukan Helez, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend, morën pjesë dhe mbajtën fjalime në orën e parë akademike të Akademisë Ushtarake, me çka zyrtarisht filloi viti i ri shkollor për oficerët e ardhshëm.

Kadetëve të rinj, ministri Misajllovski u tha të jenë krenarë që janë pjesë e një Akademie të njohur dhe me emër në rajon, e cila formon liderët e ardhshëm për Armatën e Maqedonisë dhe forcat e armatosura të disa vendeve të rajonit.

„Ju jeni zemra e atdheut, nga ju do të dalin gjeneralë të rinj, oficerë. Është krenari të shohësh këtë pamje me uniformën maqedonase, por edhe me kadetët nga vendet mike që janë bashkë me ne,” u tha ministri Misajllovski kadetëve. Ai shtoi se me përfshirjen e kadetëve nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, ne zhvillojmë bashkëpunimin rajonal, ndërsa Akademia është simbol i dijes dhe lidershipit. “Angazhohuni fuqishëm, tregoni se si e doni atdheun, sepse ju jeni e ardhmja e Armatës,” tha Misajllovski.

Ministri Helez theksoi se qëllimet – stabiliteti, paqja dhe anëtarësimi në strukturat euroatlantike – nuk janë vetëm aspirata politike, por nevojë për popujt tanë për siguri, prosperitet dhe jetë dinjitoze. “Ministria e Mbrojtjes dhe forcat e armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës vazhdojnë me reformat intensive, për të qenë plotësisht të ndërveprueshme me forcat e NATO-s dhe në përputhje me standardet evropiane. Në këtë proces, përvojat dhe mbështetja nga vendet si i juaji, që kanë kaluar nëpër këto faza, janë të çmuara për ne,” tha ministri.

Në orën e parë akademike foli edhe dekani i Akademisë Ushtarake, koloneli Nenad Taneski, i cili u tha kadetëve se “uniforma që mbani është simbol i nderit, besimit dhe shërbimit ndaj atdheut dhe ndaj sigurisë dhe paqes rajonale,” duke vënë në dukje se takimi në të njëjtin përbërje, pas katër vitesh arsimimi, kur kadetët do të promovohen në nënlieutenantë, do të jetë konfirmimi më i mirë i suksesit të përbashkët.

Accessibility Menu