EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Misajllovski në ministerialin e Kartës së Adriatikut – SHBA në Tiranë

Ministria e mbrojtjes Ministria e mbrojtjes

Ministri i mbrojtjes Vllado Misajllovski sot (4 dhjetor) do të merr pjesë në ministerialin e Kartës së Adriatikut – SHBA, e njohur ndryshe edhe si grupi A5, i cili mbahet në Tiranë, Republika e Shqipërisë.

Gjatë ministerialit, ministri Misajllovski do të mbajë fjalime në dy sesionet e punës kushtuar mjedisit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe të rajonit në përgjithësi, politikës së dyerve të hapura të A5, si dhe të ardhmes së këtij mekanizmi të suksesshëm rajonal për bashkëpunim.

Misajllovski në Tiranë do të zhvillojë disa takime dypalëshe, në mesin e të cilave edhe një takim me ndihmës sekretarin e mbrojtjes së SHBA-së për çështjet e sigurisë ndërkombëtare, Selest Uallander.

Kryesuesit e delegacioneve të vendeve – anëtare të A5 përgjatë ministerialit do të nënshkruajnë edhe një deklaratë të përbashkët.

Accessibility Menu