Sekretarja shtetërore Elizabeta Çupovska-Ristova sot (25 shkurt) në Ministrinë e Mbrojtjes u takua me ambasadoren e Danimarkës e akredituar në vendin tonë, Pernil Daller-Kardel, me të cilën bisedoi për zhvillimin e bashkëpunimit në mbrojtje në frymën e aleancës mes dy vendeve anëtare të Aleancës.
„Dy vendet tona, si anëtarë të Aleancës, ndajnë të njëjtat qëllime dhe vlera – paqe, siguri dhe demokraci. Angazhimi ynë i përbashkët për sigurinë e çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s është një tjetër nxitje për ngritjen e bashkëpunimit dypalësh të mbrojtjes në një nivel edhe më të lartë”, tha Çupovska-Ristova në takim.
Që nga nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet dy vendeve në vitin 2010, i cili është edhe baza e bashkëpunimit, Danimarka ka mbështetur zhvillimin e mbrojtjes dhe Armatës me sponsorizime në zhvillimin e terrenit ushtarak Krivollak, si dhe në fushën e teknologjisë informative dhe edukimin e oficerëve maqedonas në Kolegjin Baltik të Mbrojtjes.