EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

„E drejta ndërkombëtare humanitare dhe zbatimi i saj në mbrojtje, siguri dhe menaxhimin e krizave”

„E drejta ndërkombëtare humanitare dhe zbatimi i saj në mbrojtje, siguri dhe menaxhimin e krizave”

Në kuadër të aktiviteteve të veta të rregullta dhe në përputhje me Planin Vjetor të Punës të Qendrës për Trajnim “Dr. Xhosef Kruzel”, më 27 nëntor 2025 u realizua një trajnim me temë: “E drejta ndërkombëtare humanitare dhe zbatimi i saj në mbrojtje, siguri dhe menaxhimin e krizave”.

 

Në trajnimin që u zhvillua nga profesorë të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” morën pjesë, përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës, edhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra për Menaxhimin e Krizave, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe nga Kryqi i Kuq.

 

Pjesëmarrësit nëpërmjet ligjëratave dhe aktiviteteve interaktive i thelluan njohuritë për parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare humanitare, mbrojtjen e popullsisë civile dhe zbatimin e standardeve etike në situata krize.

 

Qëllimi i këtij trajnimi është të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmirësimin e kapaciteteve profesionale në sistemin e sigurisë dhe mbrojtjes.

Accessibility Menu