Të nderuar,
Ministria e Mbrojtjes lidhur me Konkursin Publik numër 1/2026 për punësimin e 35 (tridhjetë e pesë) personave në Ministrinë e Mbrojtjes, të publikuar më 07.04.2026, i informon të gjithë kandidatët se ka përfunduar faza e parë e procedurës së përzgjedhjes dhe zgjedhjes – përzgjedhja administrative.
Me qëllim informimin e shpejtë dhe transparent të të gjithë kandidatëve për punësim, dhe në përputhje me nenin 5, paragrafi (3) i Rregullores për mënyrën e dorëzimit të aplikimit për punësim në Ministrinë e Mbrojtjes, përbërjen e Komisionit të Përzgjedhjes, mënyrën e punës së Komisionit të Përzgjedhjes, hartimin e listave renditëse, pikëzimin dhe zgjedhjen e kandidatit të parë në renditje, bashkëngjitur këtij njoftimi publikohen listat renditëse të kandidatëve që kalojnë në fazën tjetër të procedurës, përkatësisht fazën e dytë – provimin me shkrim, si dhe të kandidatëve që nuk kalojnë në fazën tjetër të procedurës dhe për të cilët procedura ka përfunduar.
LISTAT RENDITËSE:
- Vendi i punës nr. 1 Bashkëpunëtor i Ri për Regjistrimin, Menaxhimin dhe Konvertimin e Pasurive të Paluajtshme, kategoria V, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 2 Bashkëpunëtor i Ri për Koordinimin dhe Zbatimin e Operacioneve, Misioneve dhe Ushtrimeve Ndërkombëtare, Kategoria V, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 3 Bashkëpunëtor i Ri për Bashkëpunim Shumëpalësh, Kategoria V, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 4 Bashkëpunëtor i Ri për Mbështetje Teknike, Kategoria V, (2) nëpunës
- Vendi i punës nr. 5 Bashkëpunëtor i Ri për Zbatimin e Planit të Punës së Bordeve të Autorizuara për Punësim dhe Ngritje në Detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Zhvillimin e Bashkëpunimit me Institucione të tjera, kategoria V, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 6 Bashkëpunëtor i Ri për Menaxhimin Administrativ të Burimeve Njerëzore, kategoria V, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 7 Bashkëpunëtor i Ri për Mbajtjen e të Dhënave Ushtarake për Pjesëtarët e Forcave Rezervë dhe Mobilizim të Rajonit të Prilepit, kategoria V, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 8 Bashkëpunëtor i Ri për Përgatitjet e Mbrojtjes në Zyrën Rajonale Krushevë, Kategoria V, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 9 Bashkëpunëtor i Ri për Transaksione të Pagesave, Kategoria V, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 10 Bashkëpunëtor i Ri për Punë me Financa, kategoria V, (2) nëpunës
- Vendi i punës nr. 11 Bashkëpunëtor i Ri për Menaxhimin e Eventeve Tregtare, Kategoria V, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 12 Bashkëpunëtor i Ri për Bashkëpunim Rajonal, kategoria V, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 13 Bashkëpunëtor i Ri për Mbështetje Juridike, kategoria V, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 14 Bashkëpunëtor i Ri për Zhvillimin dhe Koordinimin e Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimin e Bashkëpunimit me Institucione të Tjera, kategoria V, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 15 Bashkëpunëtor i Ri për Mbajtjen e Evidencave Ushtarake për Pjesëtarët e Forcave Rezervë dhe Mobilizim të Rajonit të Shtipit, Kategoria V, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 16 Bashkëpunëtor i Ri për Mbështetje Administrative dhe Teknike për Procedurat e Prokurimit Publik, Kategoria V, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 17 Bashkëpunëtor i Ri për Përgatitje në Mbrojtje në Zyrën Rajonale Kërçovë, kategoria V, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 18 Bashkëpunëtor i Ri për Mbështetjen e Kompanive në Hyrjen në Tregun e NATO-s, kategoria V, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 19 Bashkëpunëtor i Ri për Rregullore Ndërkombëtare dhe të Drejtën Ndërkombëtare, kategoria V, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 20 Bashkëpunëtor i Ri - Projektues i Zhvillimit të Sistemeve të Informacionit, Kategoria V, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 21 Bashkëpunëtor i Ri i Menaxhimit të Komunikimeve, kategoria V, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 22 Bashkëpunëtor i Ri për Marrëdhëniet Debitor-Kreditor, Kategoria V, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 23 Bashkëpuntor i Ri për Çështje Juridike, kategoria V, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 24 Referent Komunikimi, kategoria G, (2) nëpunës
- Vendi i punës nr. 25 Referent - Operator MTS, kategoria G, (1) nëpunë
- Vendi i punës nr. 26 Referent për Çështje Administrative dhe Teknike, kategoria G, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 27 Referent, kategoria G, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 28 Referent për Mbështetje Administrative dhe Teknike për Punën e Sektorëve dhe Drejtorisë, kategoria G, (2) nëpunës
- Vendi i punës nr. 29 Referent për Punë Arkivore, Arkivist dhe Mbajtjen e Regjistrave me të Gjitha Nivelet e Klasifikimit, kategoria G, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 30 Referent për Çështje Administrative dhe Teknike, kategoria G, (1) nëpunës
- Vendi i punës nr. 31 Referent për K3, kategoria G, (1) nëpunës
Për kandidatët që kalojnë në fazën e dytë, provimi me shkrim (pjesa e përgjithshme dhe e veçantë) do të zhvillohet më 30.04.2026, duke filluar nga ora 08:30, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, Qendra Rajonale për Marrëdhënie me Publikun, objekti në kazermën Goce Delçev, vendbanimi Aerodrom, Shkup (rr. Vasko Karangjelevski pa numër, Shkup).
Luten kandidatët të vijnë 15 minuta përpara orarit të caktuar dhe të sjellin me vete një dokument të vlefshëm identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë) dhe kodin e pranuar identifikues.
Mosparaqitja në provimin me shkrim do të konsiderohet si tërheqje nga procedura e përzgjedhjes dhe zgjedhjes sipas Konkursit Publik numër 1/2026 për punësimin e 35 (tridhjetë e pesë) personave në Ministrinë e Mbrojtjes.
Me respekt,
Ministria e Mbrojtjes