EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Për pranimin e 10 (dhjetë) nënoficerëve për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Institucion që bën reklamë: Ministria e Mbrojtjes

Afati i fundit për aplikim: 26/03/2025

Sipas nenit 31, nenin 35 dhe nenit 39 të Ligjit për Shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 36/10, 23/11, 47/11, 148/11, 55/12, 29/14, 33/15, 193/15, 71/16 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 101/19, 275/19, 14/20, 171/22, 65/23, 14/24 dhe 30/24), si dhe në përputhje me nevojat e shprehura për plotësimin e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me nënoficerë, Ministria e Mbrojtjes shpall

K O N K U R S P U B L I K
për pranimin e 10 (dhjetë) nënoficerëve për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut

1. Shpallet konkurs publik për pranimin e 10 (dhjetë) nënoficerëve nga shërbimi teknik ajror në gradën rreshter për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëtejmë: Armata), me kohë të pacaktuar, për nevojat e VING-ut Ajror në Komandën për Operacione, kazerma „Strasho Pinxhur”, Petrovec, garnizoni Petrovec.

2. Në konkursin publik mund të aplikojnë kandidatët që i plotësojnë kushtet e përcaktuara në konkurs, dhe ato janë:

Kushtet e përgjithshme:
– të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– të jenë në moshë madhore,
– të kenë aftësi të veçanta shëndetësore dhe fizike,
– të mos kenë të shqiptuar me aktgjykim të formës së prerë dënim me ndalim të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës
– të mos jenë të dënuar për vepra penale për të cilat është paraparë dënim me burg prej të paktën gjashtë muajsh, ose për vepër penale lidhur me detyrën zyrtare, apo për ndonjë vepër tjetër penale që e bën të padenjë për të përfaqësuar Republikën;

Kushtet e veçanta:
– të kenë mbaruar arsimin e mesëm (drejtimi makinerik ose elektroteknik),
– të kenë përfunduar shërbimin ushtarak vullnetar, dhe
– të mos jenë më të moshuar se 25 vjeç.

Kandidatët që do të përzgjidhen, e që nuk e kanë përfunduar shërbimin ushtarak vullnetar, do të dërgohen në trajnim bazë ushtarak me kohëzgjatje prej 3 (tre) muajsh, pas së cilës do të dërgohen në kualifikim dhe specializim profesional për nënoficerë.

Ditë pune:
– nga e hëna deri të premten;
– orë pune në javë: 40

Orari i punës:
– kohëzgjatja e ditës së punës është tetë orë, me fillim të orarit të punës në orën 08:00 dhe përfundim në orën 16:00.

Shuma neto e pagës në para:
– Paga është mbi 30,700 denarë, me shtesa mbi 12,000.00 denarë për sigurimin e banimit dhe kompensime të tjera të rregulluara me Ligjin për Shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshjen Kolektive në Ministrinë e Mbrojtjes.

3. Afati për aplikim në konkurs është 15 ditë nga data e shpalljes.

4. Kandidatet e interesuar duhet të dorëzojnë aplikimet në Ministrinë e Mbrojtjes, drejtpërdrejt në arkivin e ministrisë ose me postë përmes dërgesës së rekomanduar.

5. Me aplikimin, kandidatët duhet të dorëzojnë:
– çertifikatë shtetësie,
– dëshmi për për shkollimin e mbaruar,
– çertifikatë të lindjes,
– dëshmi që vërteton aftësinë e përgjithshme shëndetësore, e lëshuar nga Instituti i Mjekësisë së
Punës,
– për mungesën e dënimit për ndalim të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës,
– vërtetim për mungesën e dënimit për vepra penale për të cilat parashihet dënim me burg prej së paku gjashtë muaj, ose për vepra penale lidhur me detyrën shërbyese, ose për vepra penale të tjera që e bëjnë të padenjë për përfaqësimin e Republikës
– letër motivimi.

6. Dokumentet duhet të dorëzohen detyrimisht në origjinal ose kopje të vulosur.

7. Gjatë punësimit do të merret parasysh përfaqësimi i duhur dhe i drejtë i qytetarëve që i përkasin të gjitha komuniteteve, duke respektuar kriteret për profesionalizëm dhe kompetencë.

8. Ministria e Mbrojtjes i fton dhe inkurajon vajzat dhe gratë që plotësojnë kushtet të aplikojnë në konkursin publik për pranimin e nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë së Veriut.

9. Aplikimet e pakompletuara dhe ato të dorëzuara me vonesë nuk do të shqyrtohen.

10. Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve do të realizohet nga Komisioni i formuar nga ministri i Mbrojtjes, në përputhje me legjislacionin dhe aktet nënligjore të vlefshme.

11. Kandidatët që do të renditen më së miri sipas kushteve të shpallura në njoftim dhe për të cilët vendos ministri i Mbrojtjes, do të dërgohen për trajnim dhe aftësim për nënoficerë në Komandën për Trajnim dhe Doktrina pranë Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, ku do të realizohet edhe trajnimi bazë ushtarak për kandidatët që nuk kanë kryer shërbimin ushtarak vullnetar.

12. Me kandidatët nga pika 11, gjatë periudhës së trajnimit dhe aftësimit për nënoficerë, do të nënshkruhet një kontratë pune për një periudhë të caktuar kohore, periudhë në të cilën përfshihet edhe trajnimi bazë ushtarak për kandidatët që nuk kanë kruer shërbimin ushtarak vullnetar.

13. Me kandidatët që do ta përfundojnë me sukses trajnimin dhe aftësimin për nënoficerë, ministri i Mbrojtjes ose një person i autorizuar prej tij lidh kontratë pune.

14. Kandidatëve që nuk do të zgjidhen nëpërmjet shpalljes publike dhe nuk do të lidhin kontratë pune me Ministrinë e Mbrojtjes si nënoficerë për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dokumentet e dorëzuara do t’u kthehen me një njoftim me shkrim.

15. Konkursi publik shpallet në të paktën dy gazeta të përditshme, nga të cilat të paktën njëra në gazetë që botohet në gjuhën maqedonase dhe një në gjuhën që e flasin mbi 20 % e qytetarëve të cilët flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase.

Accessibility Menu