Institucion që bën reklamë: Ministria e Mbrojtjes
Afati i fundit për aplikim: 19/07/2025
Të nderuar qytetarë, në lidhjet e mëposhtme mund të shkarkoni dokumentet dhe materialet e nevojshme të specifikuara në vetë konkursin publik:
1. Aplikacioni për punësim
2. Deklarata/pëlqimi për përpunimin e të dhënave personale
3. Deklarata për besueshmërinë e të dhënave për punësim
Materiale për përgatitje për provimin me shkrim (FAZA 2).
1. Ligji për Mbrojtje
2. Ligji për Nëpunësit në Ministrinë e Mbrojtjes
3. Ligji për Informacionet e Klasifikuara
4. Kodi Etik i Nëpunësve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Sipas nenit 35, nenit 36 dhe nenit 37 të Ligjit për Nëpunësit në Ministrinë e Mbrojtjes („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 53/24), në lidhje me nenin 22 pika (1) dhe pika (4) dhe nenin 23 të Ligjit për Marrëdhënie Pune („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 62/05, 106/08 161/08, 114/09, 130/09, 149/09, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 34/14, 20/15, 33/15, 72/15, 129/15, 27/16, 120/18 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 110/19, 267/20, 151/21, 288/21 dhe 111/23) dhe Rregulloren për Mënyrën e Paraqitjes së Aplikimit për Punësim në Ministrinë e Mbrojtjes, Përbërjen e Komisionit për Përzgjedhje, Mënyrën e Punës së Komisionit për Përzgjedhje, Përpilimin e Listave të Renditjes, Pikëzimin dhe Përzgjedhjen e Kandidatit të Parë në Renditje („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 247/24), Ministria e Mbrojtjes shpall
KONKURS PUBLIK NUMËR – 2/2025
për punësimin e 6 (gjashtë) personave në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs publik për punësimin e 6 (gjashtë) personave për periudhë të pacaktuar kohore për vendet e punës në vijim:
- ODB0210V04000 Bashkëpunëtor i ri për evidencë, menaxhimin dhe konverzimin e patundshmërive, kategoria V, (1) nënpunës
Kushtet e përgjithshme:
– të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut ,
– të jetë në moshë madhore,
– të njohë gjuhën maqedonase dhe shkrimin cirilik,
– të ketë aftësi shëndetësore dhe psikofizike
– me vendim gjykate nuk iu është lëshuar aktgjykim për ndalesë të kryerjes së ndonjë profesioni, veprimtarie apo detyre.
Kushtet e veçanta:
– niveli i kualifikimit VI B sipas Kornizës Maqedonase të Kualifikimeve dhe të paktën 180 kredite të fituara sipas ECTS ose niveli i përfunduar VII/1 – Shkenca Shoqërore– Ekonomi dhe Biznes.
– njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë zyre;
– njohje të njërës prej tre gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht) dhe
– me ose pa përvojë pune.
Kompetencat e përgjithshme të punës:
– zgjidhje të problemeve dhe vendimmarrje për punë brenda fushës së përgjegjësisë,
– profesionalizëm,
– marrëdhënie ndërpersonale,
– iniciativë,
– përshtatshmëri dhe fleksibilitet,
– komunikim dhe
– bashkëpunimi me të tjerët/puna në ekip.
Ditë Pune:
– nga e hëna deri të premten;
– orë pune në javë: 40
Orari i punës:
– kohëzgjatja e ditës së punës është tetë orë, duke filluar midis orës 7:30 dhe 8:30 të mëngjesit dhe duke përfunduar midis orës 3:30 dhe 4:30 të pasdites.
Shuma e pagës bazë neto: nga 36,747.00 deri 38,466.00 denarë.
- ОDB0210В04000 Bashkëpunëtor i ri për kontabilitet, kategoria V, (1) nënpunës
Kushtet e përgjithshme:
– të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut ,
– të jetë në moshë madhore,
– të njohë gjuhën maqedonase dhe shkrimin cirilik,
– të ketë aftësi shëndetësore dhe psikofizike
– me vendim gjykate nuk iu është lëshuar aktgjykim për ndalesë të kryerjes së ndonjë profesioni, veprimtarie apo detyre.
Kushtet e veçanta:
– niveli i kualifikimit VI B sipas Kornizës Maqedonase të Kualifikimeve dhe të paktën 180 kredite të fituara sipas ECTS ose niveli i përfunduar VII/1 – Arsim i Lartë.
– njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë zyre;
– njohje të njërës prej tre gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht) dhe
– me apo pa përvojë pune.
Kompetencat e përgjithshme të punës:
– zgjidhje e problemeve dhe dhe vendimmarrje për punë brenda fushës së përgjegjësisë,
– profesionalizëm,
– marrëdhënie ndërpersonale,
– iniciativë,
– përshtatshmëri dhe fleksibilitet,
– komunikim dhe
– bashkëpunimi me të tjerët/puna në ekip.
Ditë Pune:
– nga e hëna deri të premten;
– orë pune në javë: 40
Orari i punës:
– kohëzgjatja e ditës së punës është tetë orë, duke filluar midis orës 7:30 dhe 8:30 të mëngjesit dhe duke përfunduar midis orës 3:30 dhe 4:30 të pasdites.
Shuma e pagës bazë neto: nga 36,747.00 deri 38,466.00 denarë.
- ОDB0210В04000 Bashkëpunëtor i ri për zhvillim dhe koordinim të burimeve njerëzore dhe zhvillim të bashkëpunimit me institucione tjera, kategoria V, (1) nënpunës
Kushtet e përgjithshme:
– të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut ,
– të jetë në moshë madhore,
– të njohë gjuhën maqedonase dhe shkrimin cirilik,
– të ketë aftësi shëndetësore dhe psikofizike
– me vendim gjykate nuk iu është lëshuar aktgjykim për ndalesë të kryerjes së ndonjë profesioni, veprimtarie apo detyre.
Kushtet e veçanta:
– niveli i kualifikimit VI B sipas Kornizës Maqedonase të Kualifikimeve dhe të paktën 180 kredite të fituara sipas ECTS ose niveli i përfunduar VII/1– Arsim i Lartë,
– posedim të certifikatës së përshtatshme të sigurisë me nivel klasifikimi të përcaktuar me akt për sistematizimin e vendeve të punës;
– njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë zyre;
– njohje të njërës prej tre gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht) dhe
– me ose pa përvojë pune.
Kompetencat e përgjithshme të punës:
– zgjidhje të problemeve dhe vendimmarrje për punë brenda fushës së përgjegjësisë,
– profesionalizëm,
– marrëdhënie ndërpersonale,
– iniciativë,
– përshtatshmëri dhe fleksibilitet,
– komunikim dhe
– bashkëpunimi me të tjerët/puna në ekip.
Ditë Pune:
– nga e hëna deri të premten;
– orë pune në javë: 40
Orari i punës:
– kohëzgjatja e ditës së punës është tetë orë, duke filluar midis orës 7:30 dhe 8:30 të mëngjesit dhe duke përfunduar midis orës 3:30 dhe 4:30 të pasdites.
Shuma e pagës bazë neto: nga 36,747.00 deri 38,466.00 denarë.
- ОDB0210В04000 Bashkëpunëtor i ri për përllogaritjen e pagës, kategoria B, (1) nënpunës

- ODB0210Г02000 Referent për punë në arkiv, arkivues, evidentues për udhëheqjen e protokolleve evidentuese me të gjitha nivelet e klasifikimit, kategoria G, (2) nënpunës
Kushtet e përgjithshme:
– të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut ,
– të jetë në moshë madhore,
– të njohë gjuhën maqedonase dhe shkrimin cirilik,
– të ketë aftësi shëndetësore dhe psikofizike
– me vendim gjykate nuk iu është lëshuar aktgjykim për ndalesë të kryerjes së ndonjë profesioni, veprimtarie apo detyre.
Kushtet e veçanta:
– niveli i kualifikimit V A ose niveli i kualifikimit IV sipas Kornizës Maqedonase të Kualifikimeve dhe të paktën 180 ose 240 kredite të fituara sipas ECTS ose MKCOO ose së paku arsim të lartë apo të mesëm,
– njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë zyre;
– njohje të njërës prej tre gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht) dhe
– së paku një vit përvojë në profesion ose pa përvojë pune
Kompetencat e përgjithshme të punës:
– orientim ndaj klientit/palëve të interesuara, mësim dhe zhvillim,
– aftësi organizative,
– inovacion,
– disponueshmëri,
– përpunim informacioni,
– kompetenca digjitale dhe
– operacione financiare.
Ditë Pune:
– nga e hëna deri të premten;
– orë pune në javë: 40
Orari i punës:
– kohëzgjatja e ditës së punës është tetë orë, duke filluar midis orës 7:30 dhe 8:30 të mëngjesit dhe duke përfunduar midis orës 3:30 dhe 4:30 të pasdites.
Shuma e pagës bazë neto: nga 32,760.00 deri 33,448.00 denarë.
Sipas dispozitave të Ligjit për Nëpunësit në Ministrinë e Mbrojtjes, për plotësimin e vendeve të punës fillestare përmes shpalljes publike, përkatësisht për vendet e punës në shpallje, kandidatët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen praktikës përgatitore në kohëzgjatje prej gjashtë muajve me nënshkrimin e një marrëveshjeje. Pas kalimit të afatit prej gjashtë muajsh, personi jep provimin përgatitor dhe në përputhje me rezultatet e treguara, merret vendim për sistemim me kohë të pacaktuar ose i marrëdhënia e punës.
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që i plotësojnë kushtet për konkurrim të dhëna në këtë konkurs, dhe gjatë përzgjedhjes do të respektohen parimet e përgjithshme për të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes të përcaktuara me Ligjin për Nëpunësit në Ministrinë e Mbrojtjes, duke i përmbushur kriteret e profesionalizmit dhe kompetencës.
Aplikacioni për punësim në Ministrinë e Mbrojtjes merret dhe dorëzohet në formë elektronike përmes faqes zyrtare të Ministrisë, për çka çdo kandidati do t’i jepet një kod identifikimi që do të përdoret për ndjekjen e rezultateve nga fazat e procedurës së punësimit.
Kandidatët së bashku me aplikimin, në formë të skanuar, bashkëngjisin këto dokumente:
- Vërtetim për shtetësi;
- Dëshmi se nuk iu është shqiptuar ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë apo detyrës;
- Vërtetim/diplomë për përfundimin e shkallës përkatëse të arsimit sipas kushteve për vendin e punës (jo më të vjetër se gjashtë muaj);
- Certifikata/vërtetime/diploma për njohjen e gjuhëve të huaja dhe për njohjen aktive të programeve kompjuterike për punë zyre;
- Certifikata/vërtetime/diploma për përsosje profesionale, trajnime etj., nga fusha e vendit të punës, si dhe jashtë saj, jo më të vjetra se 5 vjet nga dita e shpalljes së konkursit;
- Certifikatë për punë me informata të klasifikuara, nëse është përcaktuar si kusht i veçantë për vendin e punës dhe nëse kandidati e posedon atë;
- Vërtetim mjekësor nga mjekësia e punës(jo më të vjetër se gjashtë muaj); dhe
- Dëshmi për përvojë pune.
Kandidatët së bashku me aplikimin dorëzojnë gjithashtu deklaratën e plotësuar/pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale dhe deklaratën për vërtetësinë e të dhënave për punësim.
Kushtet e përmendura në shpallje kandidatët duhet t’i plotësojnë në momentin e aplikimit.
Procedura e punësimit përfshin tre faza:
– Faza I – Përzgjedhje administrative (bëhet kontrolli i përmbushjes së kushteve të përgjithshme dhe të veçanta të kërkuara me këtë shpallje publike, përkatësisht bëhet pikëzimi i arsimit formal dhe joformal të fituar në pesë vitet e fundit nga dita e shpalljes, përmes paraqitjes së konfirmimeve, vërtetimeve, certifikatave nga fusha e vendit të punës për të cilin është shpallur konkursi, si dhe jashtë saj. Pikëzimi bëhet edhe për përvojën e punës vetëm nëse është kërkuar për vendin konkret të punës dhe është nga fusha përkatëse, si dhe për certifikatat ose vërtetimet e paraqitura për njohjen e programeve kompjuterike për punë zyre dhe për njohjen e njërës prej tre gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht), varësisht nga niveli i kërkuar i njohjes së gjuhës së përmendur në shpallje);
– Faza II – Provim me shkrim – pjesa e përgjithshme përmban pyetje nga fusha e Ligjit për mbrojtje, Ligjit për të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes, Ligjit për informata të klasifikuara dhe Kodi etik i të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe pjesa e veçantë me pyetje që dalin nga vendi i punës.
- Faza e – Intervistë me kandidatët.
Afati i fundit për aplikim është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, duke filluar nga data e publikimit të konkursit. Pas afatit të fundit për aplikim, konkursi do të hiqet nga ueb faqja e Ministrisë.
Kandidatët duhet ta plotësojnë aplikimin dhe dokumentet e tjera në tërësi, saktë dhe me të dhëna të sakta dhe t’i dorëzojnë ato në email adresën javenoglasMO@mod.gov.mk.
Kandidatët për punësim në konkursin publik do të njoftohen për kodin e identifikimit të caktuar pas aplikimit, i cili do të përdoret për të ndjekur fazat e procedurës së punësimit.
Vendimet për përzgjedhjen e kandidatëve për punësim do të publikohen në ueb faqen e Ministrisë dhe do t’u dorëzohen të gjithë kandidatëve të regjistruar në përputhje me ligjin.
Dokumentacioni i dorëzuar me vonesë, i paplotësuar dhe i papërshtatshëm nuk do të merret në shqyrtim.