Institucion që bën reklamë: Ministrinë e Mbrojtjes
Afati i fundit për aplikim: 09/11/2026
Në bazë të nenit 2 alinea (2), neni 4 alinea (6), neni 30, neni 38 dhe neni 39 të Ligjit për Shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 36/10, 23/11, 47/11, 148/11, 55/12, 29/14, 33/15, 193/, 71/16 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 101/19, 275/19, 14/20, 171/22, 65/23, 14/24 dhe 30/24), në përputhje me nevojat e shërbimit, Ministria e Mbrojtjes shpall
KONKURS PUBLIK për pranimin e 4 (katër) personave si personel civil në shërbim të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut
1. Shpallet konkurs publik për pranimin e 4 (katër) personave si personel civil në Shërbim të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëposhtëm: Аrmata) në afat të pacaktuar edhe atë:
- Instruktor në Sekcionin për Mësimdhënie, 1 (një) nëpunë për punë në garnizonin e Tetovës;
- Bashkëpunëtor i ri për punë administrative me resurse njerëzire, 1 (një) nëpunës për punë në Shkup;
- Bashkëpunëtor i ri për planifikim financiar, buxhetim dhe analizë të resurseve njerëzore, 1 (një) nëpunës për punë në Shkup dhe
- Referent për shtypjen, kopjimin dhe rregullimin e dokumenteve me të gjitha nivelet e kualifikimit, 1 (nje) nënpunës për punë në Shkup.
2. Në këtë shpallje publike mund të konkurojnë kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e caktuara në shpallje edhe atë:
Kushte të përgjithshme (për të gjitha vendet e punës):
– të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
– të jetë në moshë madhore,
– të ketë të përfunduar arsimin e lartë,
– të ketë aftësi shëndetësore dhe psikofizike dhe
– të mos e ketë kaluar moshën 40 vjeç në ditën e pranimit në shërbim në Armatë.
Kushtet e veçanta:
- për vendin e punës – Instruktor në Sekcionin për Mësimdhënie, të ketë mbaruar arsimin e lartë nga fusha shkencore: Shkencat humane, fusha shkencore: Gjuhë dhe letërsi, drejtimi: Guhë Angleze, me ose pa përvojë pune;
- për vendin e punës – Bashkëpunëtor i ri për punë administrative me resurse njerëzore, të ketë mbaruar arsimin e lartë nga fusha shkencore: Shkenca shoqërore, me ose pa përvojë pune;
- për vendin e punës – Bashkëpunëtor i ri për planifikim financiar, buxhetim dhe analizë të resurseve njerëzore, të ketë mbaruar arsimin e lartë, me apo pa përvojë pune dhe
- për vendin e punës – Referent për shtypjen, kopjimin dhe rregullimin e dokumenteve me të gjitha nivelet e kualifikimit – të ketë mbaruar shkollën e lartë apo arsimin e mesëm, me apo pa përvojë pune.
3. Orari i punës nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
4. Neto paga për kandidatët që nuk kanë përvojë pune, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në Ligjin për Shërbim në Armatë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të jetë nga 35.669,00 denarë deri 42.856,00 denarë me arsim të lartë (240 SETK) ose nga 29.751,00 denarë deri 30.596,00 denarë me arsim të lartë (180 SETK), gjegjësisht nga 26.678,00 denarë deri 27.267,00 denarë me arsim të mesëm dhe me shtesë prej 14.000,00 denarë për kompenzim banimi.
5. Gjatë punësimit do të merret parasysh përfaqësimi drejtë dhe adekuat i qytetetarëve që janë pjesë e të gjitha bashkësive etnike me respektimin e kriteriumeve të profesionalizmit dhe kompetencës.
6. Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje dhe i inkurajon pjesëtaret e gjinisë femërore dhe gratë të cilat i plotësojnë kushtet të konkurojnë në shpalljen publike për pranimin e personelit civil në shërbim të Armatës.
7. Konkursi publik për pranimin e personelit civil në shërbim të Armatës do të zgjasë 5 (pesë) ditë duke përfshirë edhe ditën e publikimit në më së paku dy gazeta ditore nga të cilat më së paku në njërën nga gazetat që botohet në gjuhën maqedonase dhe njërën nga gazetat që botohet në gjuhën të cilën e flasin më së paku 20% e qytetarëve, gjuhë tjetër që dallon nga gjuha maqedonase, në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.
8. Kandidatët e personelit civil në shërbimin në Armatë në kokursin publik mund të konkurojnë me anë të dorëzimit të dokumenteve në hapësirat e Ministrisë së Mbrojtjes në adresën, rr. „Оrce Nikollov“ nr. 116, Shkup.
Aplikacioni dhe Pyetësori - shkarko
9. Gjatë konkurimit në shpalljen publike, kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet vijuese (origjinale ose si kopje të noterizuara) me të dhënat vijuese:
– Aplikacioni i kandidatëve për personel civil në shërbim të Armatës (formulari ndodhet në ueb faqen e Ministrisë);
– Letërmotivimi;
– Pyetësor i plotësuar me dorë me deklaratë për përgjegjësi morale, material dhe penale për saktësinë e të dhënave të parashtruara (formualri ndodhet në ueb faqen e Ministrisë);
– Kopje e dokumentit të identifikimit (letërnjoftim apo pasaportë);
– Diplomë për përfundimin e shkollimit të duhur (të lartë apo të mesëm);
– Vërtetim shtetësie;
– Certifikatë lindjeje;
– Vërtetim për posedimin e aftësive të përgjithshme shëndetësore e lëshuar nga mjekësia e punës, të dhënë të cilën kandidatët obligohen t’a parashtrojnë në aplikacionin e kandidatëve për personelin civil në shërbim të Armatës (jo më të vjetër se 6 muaj) dhe
- Dëshmi për përvojë pune (listing nga Fondi i SPIMV apo historik nga Agjencia për Punësim).
10. Dokumentet e pakompletuara dhe që nuk janë dorëzuar brenda afatit kohor nuk do të merren në shqyrtim.
11. Kandidatët për personel civil për shërbim në Armatë, të cilët kalojnë me sukses përzgjedhjen administrative (verifikimin e dokumenteve të paraqitura), dërgohen për ekzaminime mjekësore në Qendrën Mjekësore Ushtarake, Shkup.
Kandidatët që kalojnë me sukses përzgjedhjen administrative dhe ekzaminimet mjekësore do të intervistohen nga një komision i formuar nga Ministri i Mbrojtjes.
12. Përzgjedhja e kandidatëve që plotësojnë kushtet për pranimin në shërbim në Armatë bëhet nga ministri e Mbrojtjes.
13. Kandidatët për personel civil të cilët do të pranohen për shërbim në e Armatë dhe do të ftohen në Ministrinë e Mbrojtjes për të nënshkruar kontratën e punës duhet të sjellin me vete dokumentet në vijim:
- Vërtetim që nuk i është lëshuar masë sigurie ndalesë për kryerjen e një profesioni, aktiviteti ose detyre (jo më i vjetër se 6 muaj);
- Vërtetim se nuk janë dënuar për krime që dënohen me burgim prej të paktën gjashtë muaj për një krim që lidhet me detyrën zyrtare, ose për një krim tjetër që i bën ata të padenjë për të përfaqësuar Republikën;
– letërnjoftim me afat dhe 2 (dy) fotokopje të letërnjoftimit ku duhet shënuar komuna ku jeton me adresën e banimit dhe
– llogari transaksioni.
14. Me kandidatët e përzgjedhur, ministri i Mbrojtjes ose një person i autorizuar nga ai lidh kontratë pune.
MINISTRIA E MBROJTJES