Institucion që bën reklamë: Ministria e mbrojtjes
Afati i fundit për aplikim: 16/04/2026
Sipas nenit 31, 36, 39 dhe 40 nga Ligji për Shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 36/10, 23/11 , 47/11, 148/11, 55/12, 29/14 , 33/15, 193/15 dhe 71/16 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 101/19, 275/19, 14/20, 171/22, 65/23, 14/24 dhe 30/24) nenit 1 nga Rregullorja për Mënyrën e Zbatimit të Procedurës për Pranim të Kandidatëve për Oficerë, gjegjësisht Nënoficerë, Ushtarë Profesional dhe Personel Civil për Shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë (,,Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 57/18 dhe (,,Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 39/23), Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall
K O N K U R S P U B L I K
1. Për pranimin e 300 (treqind) ushtarëve profesional për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëtejmë: Armata) për punë me kohë të caktuar me kontratë për punësim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vjetëve, me mundësi për vazhdimin e saj për disa herë, në më shumë deri më 45 vite moshë, sipas zgjedhjes në pajtim me ligjin.
2. Kandidatët për pranim si ushtarë profesional për shërbim në Armatë nga pika 1 e këtij konkursi duhet të plotësojnë kushtet në vijim:
Kushtet e përgjithshme:
- të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- të jenë në moshë madhore, dhe
- të kenë aftësi të veçanta shëndetësore dhe fizike.
Kushtet e veçanta:
-të kenë mbaruar arsimin e mesëm;
-të mos jenë më të moshuar se 25 vjeç në ditën e mbarimit të shpalljes së konkursit për pranim të ushtarëve profesional.
3. Orari i punës është nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
4. Rroga mujore është mbi 30.552 denarë, me shtesë prej mbi 13.000,00 denarësh kompensim shpenzimesh për sigurim të banimit.
5. Kandidatët të cilët kanë sigurim shëndetësor dhe do të dorëzojnë vërtetim të lëshuar nga doktori amë për aftësi të përgjithshme të mirë shëndetësore bashkë me fletëparaqitjen për pranim të kandidatëve për ushtarë profesional për shërbim në Armatë, nuk do të duhet t’u nënshtrohen kontrolleve fillestare për aftësi të përgjithshme shëndetësore.
Kandidatët të cilët nuk kanë sigurim shëndetësor dhe si rrjedhojë nuk do të jenë në gjendje të dorëzojnë vërtetim nga mjeku amë për aftësinë e përgjithshme shëndetësore bashkë me paraqitjen për pranim të kandidatëve për ushtarë profesional për shërbim në Armatë, do të dërgohen për kontrolle të aftësive të përgjithshme shëndetësore në Institutin për Fiziologji në Qendrën Klinike – Shkup.
6. Gjatë procedurës së përzgjedhjes, kontrolli i aftësive fizike dhe shëndetësore të kandidatëve për ushtarë profesional për shërbim në Armatë do të realizohet nga komisione të veçanta të formuara nga ministri i mbrojtjes.
Kandidatët do t’i nënshtrohen testeve për verifikimin e përgatitjes fizike në përputhje me Rregulloren për mënyrën e zhvillimit dhe kontrollit të aftësisë fizike për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe mënyrën e punës së komisioneve për kontrollin e aftësisë fizike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 147/21)
Kandidatët që do t’i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore për vlerësimin e aftësisë së veçantë shëndetësore dhe fizike, do ta bëjnë këtë sipas në përputhje me Rregulloren për kriteret e vlerësimit të aftësisë së veçantë shëndetësore dhe fizike të personelit ushtarak për shërbim në Armatë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 68/11)
Lartësia minimale e kandidatëve për ushtarë profesional nuk duhet të jetë më e ulët se 160 cm, dhe lartësia maksimale nuk duhet të kalojë 200 cm.
Pesha trupore e kandidatëve nuk duhet të kalojë 30% të peshës ideale (pesha ideale = gjatësia - 100 për burrat, dmth. Gjatësia - 110 për gratë) dhe nuk duhet të jetë nën 20% të peshës ideale, e cila llogaritet sipas kritereve të përcaktuara në Rregulloren për Kriteret e Masave për të Vlerësuar Gjendjen e Veçantë Shëndetësore dhe Fizike të Personelit Ushtarak që Shërben në Armatë.
7. Gjatë punësimit do të merret parasysh edhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i qytetarëve të cilët iu përkasin bashkësive të ndryshme etnike duke respektuar kriteret për profesionalizëm dhe kompetencë.
8. Ministria e Mbrojtjes fton dhe inkurajon vajzat dhe gratë që plotësojnë kushtet për të aplikuar në konkursin publik për pranimin e ushtarëve profesional në Armatë.
9. Konkursi publik për pranimin e ushtarëve profesional do të zgjatë 15 ditë, përfshirë ditën e shpalljes, i shpallur në së paku dy gazeta ditore, edhe atë, një në gjuhën maqedonishte dhe një në gjuhën që e flasin mbi 20 % e qytetarëve të cilët flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonishte, si dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes.
10. Gjatë aplikimit në konkursin publik, kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet dhe të dhënat si në vijim:
- Aplikacionin për Kandidatët për Ushtarë Profesional për Shërbim në Armatë (Formularin mund ta gjeni në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe në Njësitë e Mbrojtjes);
- Pyetësorin të plotësuar me shkrim dore dhe deklaratë mbi përgjegjësinë morale, materiale dhe penale për vërtetësinë e të dhënave (formularin mund ta gjeni në faqen e internetit të Ministrisë dhe në Njësitë e Mbrojtjes);
- Fotokopje të një dokumenti për identifikim personal (letërnjoftim ose pasaportë);
- Diplomë për arsimin e mesëm të mbaruar (origjinal ose kopje e noterizuar);
- Vërtetim i lëshuar nga mjeku amë për aftësinë e përgjithshme shëndetësore për personat që kanë sigurim shëndetësor, të cilën të dhënë janë të detyruar ta deklarojnë në aplikimin për paraqitje si kandidatë për ushtarë profesional për shërbim në Armatë.
- Kandidatët për ushtarë profesional në konkursin publik mund të aplikojnë nëpërmjet postës elektronike të Ministrisë së Mbrojtjes javenoglaspfv@morm.gov.mk duke plotësuar formularin “Aplikacion për kandidatë për ushtarë profesionistë në shërbim në Armatë”. Aplikacioni mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes https://www.mod.gov.mk.
Kandidatët për ushtarë profesional në konkursin publik mund të aplikojnë edhe në Njësitë e Mbrojtjes të Ministrisë së Mbrojtjes në ose afër vendbanimit të tyre.
12. Kandidatët që kanë aplikuar në konkurset e mëparshme për pranimin e ushtarëve profesional, por nuk janë përzgjedhur dhe nuk kanë marrë dokumentet nga Njësitë e Mbrojtjes në vendbanimin e tyre, nëse janë të interesuar të ri-aplikojnë në përputhje me kushtet në pikën 2 të njoftimit, ju nevojitet të dorëzojnë vetëm aplikacionin dhe vërtetim nga mjeku amë se posedojnë aftësi të përgjithshme shëndetësore.
13. Dokumentet e pakompletuara dhe të dorëzuara me vonesë nuk do të merren në shqyrtim.
14. Kandidatët për ushtarë profesional të cilët me sukses do të kalojnë të gjitha kontrollet e parashikuara në faza, sipas Rregullores për Mënyrën e Kryerjes së Procedurës për Pranim të Oficerëve, gjegjësisht Nënoficerëve, Ushtarëve Profesional dhe Personelit Civil për Shërbim në Armatë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 57/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 39/23) edhe atë:
- Kontrollin e të dhënave të cilat kandidatët i kanë dorëzuar si të vërteta,
- Kontrollin e gatishmërisë fizike,
- Kontrollin e aftësisë së veçantë shëndetësore dhe fizike,
vendosen në listën për përzgjedhje dhe pranim të ushtarëve profesional për shërbim në Armatë.
15. Kandidatët për ushtarë profesional të cilët do të pranohen për shërbim në Armatë dhe do të ftohen në Ministrinë e Mbrojtjes për të nënshkruar kontratën e punës duhet të sjellin me vete dokumentet në vijim:
- diplomë për arsimin e mesëm të mbaruar (origjinal ose kopje të noterizuar);
- çertifikatë shtetësie;
- çertifikatë të lindjes;
- vërtetim se nuk i është lëshuar masë sigurie -ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë apo detyrës (jo më të vjetër se 6 muaj);
- Vërtetim se nuk janë dënuar për vepra penale për të cilat është parashikuar dënim me burg prej së paku gjashtë muajsh për vepër penale në lidhje me detyrën zyrtare, ose për ndonjë vepër tjetër penale që e bën të padenjë për përfaqësimin e Republikës;
- letërnjoftim me afat dhe 2 (dy) fotokopje të letërnjoftimit ku duhet shënuar komuna ku jetojnë me adresën e banimit;
- llogari transaksioni;
- nëse kandidati ka qenë i punësuar të dorëzojë listën e dorëheqjes me datë të përmbyllur në kompaninë ku ka qenë i punësuar (formulari М-2), ose
- vërtetim se nuk është i punësuar të lëshuar nga Agjencioni për Punësim.
16. Me kandidatët e përzgjedhur Ministria e Mbrojtjes do të lidh kontratë pune për kohë të caktuar me kohëzgjatje të kontratës në afat prej tre muaj, në të cilën periudhë përfshihet trajnimi bazë ushtarak, dhe pas përfundimit me sukses të së cilës me personin lidhet kontratë pune katër vjeçare, në përputhje me pikën 1 të këtij konkursi.
Gjatë kohëzgjatjes së trajnimit bazë ushtarak, personi që do të pranohet si ushtar profesional për shërbim në Armatë ushtron të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës në përputhje me këtë ligj.
17. Kandidatët që nuk do të përzgjedhen pas shpalljes publike dhe nuk do të punësohen në Ministrinë e Mbrojtjes si ushtarë profesional për shërbim në Armatë, dokumentet e tyre me njoftim me letër do t’i marrin nëpërmjet Njësisë Rajonale të Mbrojtjes në rajonin ku edhe janë dorëzuar.
MINISTRIA E MBROJTJES