Misioni Trajnues i Bashkimit Evropian i Republikës së Afrikës Qendrore – “EUTM CAR” është themeluar nga Rezoluta 2134 e Këshillit të Sigurimit të KB (2014), me të cilën forcat e BE-së kontribuojn në arritjen e një mjedisi të sigurt në zonën Bangui si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të mbrojtur popullsinë dhe për të krijuar kushte për sigurimin e ndihmës humanitare. Pas zgjatjes së parë të misionit nga viti 2018 e deri në vitin 2020, Këshilli i Bashkimit Evropian zgjati vendosjen e forcave për një mandat tjetër dy-vjeçar, deri më 19 shtator të vitit 2022. Misioni i forcave të BE-së në CAR është të mbështesin zhvillimin e një force të armatosur moderne, efektive, të besueshme, të ekuilibruar etnikisht dhe me përgjegjësi demokratike të CAR.
Me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 08-4203 / 1 prej 26.11.2020 dy oficerët e shtabit në këtë mision u dërguan në dhjetor të vitit 2020, ku kontribuan së bashku me pjesëtarë të tetë vendeve anëtare të BE-së dhe me 4 vende tjera (partnere dhe/ose aspirante për anëtarsim)
Kontributi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin në Republikën e Afrikës Qëndrore “EUTM CAR”, përfundoi në shkurt të vitit 2023