EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Misajllovski në forum kushtuar pesëvjetorit të anëtarësimit në NATO

Misajllovski në forum kushtuar pesëvjetorit të anëtarësimit në NATO

„Tashmë jemi të barabartë në NATO, por nuk duhet të harrojmë se jemi një shtet anëtar serioz që nga viti 2008. Atëherë gjithashtu vendi ynë duhej të ishte në NATO. “Tani jemi ulur pranë njëri-tjetrit, kemi të drejtë të shprehim mendimin tonë, por secili prej jush është meritorë që Maqedonia ndodhet në NATO”, tha ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, duke iu drejtuar përfaqësuesve të Shoqatës së Veteranëve dhe Rezervistëve në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë dhe Klubit Diplomatik – Shkup, i cili organizoi tribunën me rastin e anëtarësimit të vendit tonë në Kuvendin pesëvjeçar të NATO-s të Shkupit.

 

Ministri Misajllovski theksoi se është e një rëndësie të veçantë që shteti të ndajë 2% nga buxheti për mbrojtje dhe paralajmëroi se ushtria maqedonase do të vazhdojë të modernizohet.
“32% e buxhetit tonë këtë vit ndahet drejtpërdrejt për modernizim, dhe kjo do të vazhdojë edhe në vitet në vijim… është e rëndësishme që Aramta të modernizohet, të modernizohen kapacitetet tona dhe mbi të gjitha të investohet në potencialin njerëzor”, tha Misajllovski, duke shtuar se është e nevojshme të diskutohet për qasjen rajonale, për atë se çfarë është më e nevojshme për Armatën në përputhje me dokumentet strategjike dhe objektivat e aftësive për t’u ndihmuar bashkë me aleatët tanë.

 

Misajllovski foli edhe për sfidat që kanë të bëjnë me investimet në objektet që janë në gjendje shumë të keqe, duke theksuar se po bëhen përpjekje maksimale që të gjitha ato kapacitete që janë në kompetencë të ministrisë, veçanërisht ato që janë me karakter të hapur të mund të shfytëzohen nga qytetarët. Ministri tregoi se është në dispozicion të përfaqësuesve të shoqatave me të cilët ka bashkëpunim të shkëlqyer në mënyrë që bashkërisht të përmirësohen të gjitha kushtet dhe të arrijmë suksese më të mëdha.

 

Në fund, ministri u bëri ftesë pjesëmarrësve të forumit për Ceremoninë e ardhshme Qendrore me rastin e pesëvjetorit të anëtarësimit në NATO, e cila do të mbahet më 28 mars, në kazermën “Ilinden” në Shkup.

Accessibility Menu