EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sekretarja shtetërore Çupovska-Ristova në mbledhjen e Komitetit të Përzier si pjesë e Marrëveshjes për Bashkëpunim Ekonomik dhe Industrial me Republikën Çeke

Sekretarja shtetërore Çupovska-Ristova në mbledhjen e Komitetit të Përzier si pjesë e Marrëveshjes për Bashkëpunim Ekonomik dhe Industrial me Republikën Çeke
Sekretarja shtetërore e Ministrisë së Mbrojtjes Elizabeta Çupovska – Ristova sot në Pragë, në Republikën Çeke, morri pjesë në mbledhjen e tretë të Komitetit të Përzier si pjesë e Marrëveshjes për Bashkëpunim Ekonomik dhe Industrial ndërmjet qeverive të dy vendeve, ku kryesoi grupin resorial të punës në pjesën e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes.

 

Gjatë seancës plenare të Komitetit të Përzier, Çupovska-Ristova theksoi se bashkëpunimi bilateral gjatë viteve të kaluara është realizuar me sukses, sidomos në fushën e sigurisë ushtarake, menaxhimin e personelit dhe standardizimit të mbrojtjes, ku në drejtim të fuqizimit të disa sferave të mbrojtjes, veçoi propozim nisma të reja për planin vijues të bashkëpunimit dypalësh.

 

Në margjinat e seancës plenare, grupi punues realizoi takim dypalësh me drejtorin e përgjithshëm të Sektorit për Bashkëpunim Industrial pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Çeke, Radka Konderlova. Gjatë takimit, sekretarja shtetërore Çupovska-Ristova theksoi se Ministria e Mbrojtjes dhe Enti Ajror i rinovuar “Llom-Praga” kanë bashkëpunim të suksesshëm në fushën e mbrojtjes, në kuadër të marrëveshjeve të lidhura në nivel qeveri me qeveri. Në këtë takim mes tjerash u bisedua edhe për avancimin e bashkëpunimit në pjesën e industrisë së mbrojtjes. Nga të dy palët ishte vërtetuar bashkëpunimi i suksesshëm deri më tani ndërmjet dy vendeve, si dhe ndërmjet dy ministrive, ku mes tjerash u theksua edhe gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Accessibility Menu