EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Urimi nga ministri Misajllovski me rastin e Ditës së Kryengritjes Popullore!

Urimi nga ministri Misajllovski me rastin e Ditës së Kryengritjes Popullore!

Sot, me rastin e shënimit të Ditës së Kryengritjes Popullore “11 Tetori”, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, së bashku me ministrin për Transformim Digjital Stefan Andonovski, vendosën një kurorë me lule të freskëta pranë monumentit përkujtimor të heronjve të luftës nacionalçlirimtare dhe antifashiste – simbol i sakrificës së tyre dhe falënderimit tonë, në varrezat partizane në “Butel”.

 

Një kurorë me lule të freskëta vendosi gjithashtu edhe delegacioni nga Armata, i udhëhequr nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Sashko Lafçiski.

 

Me rastin e festës së sotme, ministri Misajllovski u përcolli urime qytetarëve:
Dita e sotme na kujton guximin, sakrificën dhe idealet e paraardhësve tanë, të cilët me trimëri udhëhoqën luftën për liri, drejtësi dhe një jetë dinjitoze.

 

Vendosmëria e tyre për të krijuar një shtet të pavarur dhe të lirë mbetet trashëgimia jonë e përhershme dhe na obligon të gjithëve të angazhohemi për ndërtimin e një Maqedonie më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë.

 

Të ruajmë Maqedoninë tonë.

 

Të kultivojmë lirinë, demokracinë dhe bashkimin.

 

Të vazhdojmë së bashku drejt vizionit për një Maqedoni moderne, të sigurt dhe të begatë!

Accessibility Menu