Në bazë të nenit 166-d nga Ligji për Mbrojtje (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 42/01, 05/03, 8/06, 110/08, 51/11, 151/11, 185/11, 215/ 15 dhe 42/20), Ministria e Mbrojtjes është e detyruar të përgatisë dhe të dorëzojë raport tremujor, i cili publikohet në faqen e internetit të ministrisë.
Sektori për Inspektim në Mbrojtje ju njofton se në periudhën tremujore janar-mars 2024 ka realizuar gjithsej 2 (dy) inspektime të jashtëzakonshme dhe 5 (pesë) inspektime të rregullta sipas Programit Vjetor të Inspektimit për vitin 2024.
Janë kryer inspektime në fushën e mbikëqyrjes së aplikimit dhe zbatimit të rregulloreve në fushën e mbrojtjes tek subjektet:
Në muajin shkurt:
– Gjykata Themelore – Kumanovë;
– Qendra për Gjuhë të Huaja;
– mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në Shtabin e Përgjithshëm të Armatës.
Në muajin mars:
– Gjykata Themelore – Dibër;
– Prokuroria Themelore Publike – Dibër;
– Batalioni i Policisë Ushtarake;
– mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në SBNj të MM.