Në bazë të nenit 166-d të Ligjit të Mbrojtjes (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 42/01, 05/03, 8/06, 110/08, 51/11, 151/11, 185/11, 215/ 15 dhe 42/20), Ministria e Mbrojtjes është e detyruar të përgatisë dhe të dorëzojë raport tremujor, i cili publikohet në faqen e internetit të ministrisë.
Sektori për Inspektim në Mbrojtje ju njofton se në periudhën tremujore janar-mars 2023 ka realizuar gjithsej 5 (pesë) inspektime në përputhje me Programin Vjetor për Inspektim për vitin 2023.
Janë kryer inspektime në fushën e mbikëqyrjes së zbatimit të rregulloreve në fushën e mbrojtjes në subjektet:
1. Në muajin shkurt:
– Gjykata Themelore – Veles;
-Qendra e Trajnimit të Kadetëve dhe Oficerëve:
-Gjykata Themelore – Kavadar
-Prokuroria Themelore Publike – Kavadar;
-Skuadrilje për stërvitje dhe trajnime.
Raporti tremujor – akti nr.11-124/1 nga data 04.04.2023