EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Njoftim për Konkursin Publik numër 3/2025 për punësim në Ministrinë e Mbrojtjes dhe listat e renditjes dhe vendimet

Të nderuar,

Ministria e Mbrojtjes lidhur me Konkursin Publik numër 3/2025 për punësimin e 6 (gjashtë) personave në Ministrinë e Mbrojtjes, të publikuar më 30.07.2025, i informon të gjithë kandidatët se ka përfunduar faza e dytë e procedurës së përzgjedhjes dhe zgjedhjes.

Në këtë drejtim, janë miratuar lista të rrenditjes me kodet identifikuese me numrin total të pikëve të fituara nga të gjitha fazat e procedurës për punësim në Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe vendime për zgjedhjen e kryer në përputhje me nenin 10 paragrafin (4) të Rregullores për mënyrën e dorëzimit të aplikimit për punësim në Ministrinë e Mbrojtjes, përbërjen e Komisionit të Zgjedhjes, mënyrën e punës së Komisionit të Zgjedhjes, hartimin e listave rangimi, pikësimin dhe zgjedhjen e kandidatit të renditur të parë.


LISTAT RENDITËSE:

  1. VENDI I PUNËS ODB0210V04000 Bashkëpunëtor i Ri për Mbështetje Teknike Administrative për Procedurat e Prokurimeve Publike, kategoria V, (1) nëpunës
  2. VENDI I PUNËS ODB0210V04000 Bashkëpunëtor i Ri – Asistent i Drejtorit të Drejtorisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Arsim dhe Trajnim, kategoria V, (1) nëpunës
  3. VENDI I PUNËS ODB0210V04000 Bashkëpunëtor i Ri për Punë Administrative-Teknike, kategoria V, (1) nëpunës
  4. VENDI I PUNËS ODB0210V04000 Bashkëpunëtor i Ri për Zbatimin e Aktiviteteve për Implementimin e Objektivave të NATO-s për Kapacitetet për Stabilizim dhe Rikonstruim, kategoria V, (1) nëpunës
  5. VENDI I PUNËS ODB0210G02000 Referent – Sekretar Teknik, kategoria G, (1) nëpunës.


VENDIME:

  1. VENDI I PUNËS ODB0210V04000 Bashkëpunëtor i Ri për Mbështetje Teknike Administrative për Procedurat e Prokurimeve Publike, kategoria V, (1) nëpunës
  2. VENDI I PUNËS ODB0210V04000 Bashkëpunëtor i Ri – Asistent i Drejtorit të Drejtorisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Arsim dhe Trajnim, kategoria V, (1) nëpunës
  3. VENDI I PUNËS ODB0210V04000 Bashkëpunëtor i Ri për Punë Administrative-Teknike, kategoria V, (1) nëpunës
  4. VENDI I PUNËS ODB0210V04000 Bashkëpunëtor i Ri për Zbatimin e Aktiviteteve për Implementimin e Objektivave të NATO-s për Kapacitetet për Stabilizim dhe Rikonstruim, kategoria V, (1) nëpunës
  5. VENDI I PUNËS ODB0210G02000 Referent – Sekretar Teknik, kategoria G, (1) nëpunës dhe
  6. VENDI I PUNËS ODB0210G02000 Referent për Punë Arkivore, Arkivar dhe Regjistrues për Mbajtjen e Protokolleve të Regjistrimit me të Gjitha Nivelet e Klasifikimit, kategoria G, (1) nëpunës.


Me respekt,
Ministria e Mbrojtjes

Accessibility Menu