Shekerinska – Panajotopulos: Maqedonia e Veriut dhe Greqia janë aleat të sinqertë dhe të përkushtuar në NATO

Besimi midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë po rritet nga dita në ditë – u konkludua në takimin e sotëm midis ministres Radmilla Shekerinska dhe ministrit të Mbrojtjes të Republikës Greke, Nikolaos Panajotopulos. Takimi i punës u mbajt në kuadër të Ekspozitës Ndërkombëtare të Mbrojtjes dhe Sigurisë të mbajtur në Greqi dhe morri pjesë një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga ministrja Shekerinska.

„Nga marrëveshja jonë e bashkëpunimit dypalësh për vitin 2021 mund të konkludohet se ne po shkojmë në një drejtim pozitiv. “Rreth 70 aktivitete të planifikuara konfirmojnë se Maqedonia e Veriut dhe Greqia kanë hapur një kapitull të aleancës në interes të të dy vendeve, por edhe të të gjithë rajonit,” tha ministrja.

Shekerinska gjithashtu vuri në dukje se bashkëpunimi midis dy vendeve zhvillohet brenda Brigadës SEEBRIG të Evropës Juglindore nikoqir i së silës është vendi ynë, në të cilin merr pjesë edhe Greqia, nga ku është aktualisht komandanti i njësisë.

Të dy ministrat theksuan bashkëpunimin brenda misionit të policimit ajror të NATO-s si një sinjal i aleancës dhe besimit të lartë midis dy vendeve.

Ministri Panajotopulos tha se Greqia është një partner dhe aleat i Maqedonisë së Veriut në mbrojtje dhe shtoi se do të vazhdojë të mbështesë vendin tonë në BE.

Në takim u shpreh kënaqësi për kontributin e Maqedonisë së Veriut në stabilitetin rajonal dhe sigurinë përmes pjesëmarrjes së saj në misionin e KFOR-it në Kosovë dhe u diskutua kontributi jonë në Korpusin Grek të NATO-s për shpërndarje të shpejtë dhe në Grupin Luftarak të Ballkanit brenda BE-së, HELBROC, të udhëhequr nga Greqia.

Bashkëpunimi mbrojtës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë gjithashtu zhvillohet përmes trajnimit me parashutë të forcave speciale të ushtrisë sonë në Greqi, ku javën e kaluar përfundoi trajnimi njëzet-ditor, i cili u ndoq nga pjesëtarët e Forcës Ajrore VING.

Други вести
Skip to content