Shekerinska nga konferenca “Rimëkëmbja dhe rritja ekonomike pas Kovid”: të luftojmë pabarazinë dhe korrupsionin dhe të jemi inovativ në politikat tona

„Pandemia e koronavirusit ka treguar se bota mund të jetë shumë creative dhe shumë e shpejtë në përshtatjen dhe bashkëpunimin në kohë krize ekzistenciale. Ne kemi nevojë për të njëjtin kreativitet dhe bashkëpunim për të qenë në gjendje të përballojmë sfidat e të ashtuquajturës bota pas KOVID-it”, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në panelin kushtuar sfidave globale dhe rajonale dhe perspektivës për rimëkëmbjen dhe rritjen, e cila ishte pjesë e Konferencës së Parë Vjetore mbi” Rimëkëmbjen dhe Rritjen Ekonomike pas Kovid-it”, organizuar nga Ministria e Financave.

Ministrja Shekerinska tha se ky është momenti kur shumica e ekonomistëve dhe politikanëve bien dakord se kthimi në normalitet nuk është një opsion kur bëhet fjalë për politikat shtetërore, politikën në përgjithësi dhe ekonominë në veçanti.

„Ne duhet të krijojmë një botë më të barabartë, të krijojmë një ekonomi e cila do të jetë më pak e varur nga qymyri, të ndërtojmë infrastrukturë moderne, kujdes shëndetësor universal, të krijojmë rregulla të koordinuara për epokën dixhitale dhe, pavarësisht qëllimit tonë kryesor për të luftuar ndryshimet klimatike, ne duhet të planifikojmë se si do të merremi me efektet e ndryshimit të klimës me të cilat tashmë po përballemi – shikoni zjarret dhe përmbytjet. Kjo kërkon një rishikim të përgjithshëm të të gjitha sistemeve tona, duke filluar me sigurinë, por që mbulon shumë fusha të tjera. “Veprimi në mënyrën e vjetër nuk është më një opsion,” tha ministrja.

Si shembull i ndryshimeve të nevojshme, Shekerinska vuri në dukje subvencionet për ekonominë, të cilat duhet të sigurojnë një dukshmëri më të madhe të prioriteteve tona politike dhe qytetëruese.

„Unë besoj se do të kemi një mundësi të humbur nëse nuk kombinojmë subvencionet e forta që kemi dhënë dhe ua japim kompanive me – përgjegjësi më të madhe shoqërore në lidhje me mjedisin, modele më të mira sociale, një sistem që do ta përdorim si pjesë e buxhetit që sërish të rishikojmë sistemet tona tatimore, politikat e të ardhurave dhe politikat që do të çojnë në përmirësimin e standardit,” tha ministrja Shekerinska.

Anëtarësimi i vendit tonë në NATO, i cili ishte një sukses i madh historik, ishte gjithashtu i mirëpritur për ekonominë, edhe në kohë krize,” tha ajo, duke shtuar se aty ku duhet të përqëndrohemi tani është rritja e rezistencës së shoqërisë.

„Shoqëritë tona përballen me rritjen e liberalizmit, paqëndrueshmërinë e identitetit perëndimor, dhe kjo është arsyeja pse ne duhet t’i bëjmë shoqëritë dhe institucionet më rezistente, sepse përndryshe gjithçka që bëhet në sektorin e mbrojtjes nuk do të jetë e mjaftueshme,” tha ministrija dhe përmbylli me “po”për të luftuar pabarazinë, “po”për të luftuar korrupsionin, “po” për të analizuar të gjitha rregullat që ishin tipike për sistemin tonë dy vjet më parë. Le të jemi më kreativ dhe të shikojmë fotografinë e madhe gjatë gjithë kohës.

Në diskutim në panel u drejtuan gjithashtu edhe Anna Bjerde, nënkryetare e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Kate Mary Burns, ambasadorja amerikane, Andrew White nga Universiteti i Oksfordit, Artan Grubi, zëvendëskryeministër Majlinda Bregu, sekretare gjenerale e RSS, si dhe Haoliang Hu i UNDP.

Други вести
Skip to content