Shekerinska – Nad: Aleanca e NATO-s hap derën për bashkëpunim më intensiv, nevojitet një hap përpara në integrimin evropian

Janë hedhur bazat për intensifikimin e bashkëpunimit të mbrojtjes midis dy vendeve – aleate të NATO-s, Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë, i cili do të zhvillojë kapacitetet kombëtare dhe ato të Aleancës për Mbrojtjen Kolektive. Anëtarësimi i plotë i Maqedonisë së Veriut në Aleancë ka forcuar sigurinë rajonale dhe tani është e nevojshme të bëhet hapi i shumëpritur dhe i merituar përpara në integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky është përfundimi i takimit të sotëm në Bratislavë me Ministren e mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe homologun e saj Sllovak, Jaroslav Nad.

Ministrja Shekerinska theksoi se anëtarësimi i vendit në Aleancë është një përfitim për sigurinë e të gjithë rajonit. Ajo tha se fillimi i procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Union do të forcojë vlerat evropiane dhe do të lejojë që vendi dhe rajoni të vazhdojnë të zhvillohen në përputhje me vlerat evropiane, dhe në të njëjtën kohë t’i japë fund përpjekjeve për ndikime të tjera jo-evropiane.

Ministri Nad shprehu mbështetje të hapur dhe të qartë për fillimin e negociatave të pranimit për Maqedoninë e Veriut, duke treguar se vendi ka përmbushur atë që ka premtuar dhe se një vendim pozitiv i Bashkimit Evropian do të konfirmojë besueshmërinë e procesit të pranimit.

Në kontekstin e bashkëpunimit të mbrojtjes, Ministrat Shekerinska dhe Nad theksuan hapjen e të dy vendeve për intensifikimin e tij, duke pasur parasysh që të dy si Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia besojnë fuqimisht se uniteti i NATO-s, mbështetja e ndërsjellë në zhvillimin e aftësive të mbrojtjes dhe një angazhim i fortë për mbrojtjen kolektive janë themelet për të ruajtur sigurinë dhe prosperitetin në zonën euro-atlantike.

Други вести
Skip to content