Sekretari shtetëror Nikoliq në Bruksel: Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në prioritetet e konfirmuara për zhvillim të aftësive sipas standareve të NATO-s

Bisedimet shumëpalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe NATO-s lidhur me Paketën e Qëllimit të Aftësive 2021 u mbajtën sot në Selinë e NATO-s në Bruksel. Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut u kryesua nga sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Dragan Nikoliq.

Gjatë bisedimeve para Komitetit të NATO-s për Planifikimin e Mbrojtjes, u prezantuan planet për financimin e mbrojtjes, transformimin dhe pajisjen dhe modernizimin e Forcave të Armatosura deri në vitin 2028 dhe kontributi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në operacionet ndërkombëtare. Paketa e Qëllimeve të Aftësive 2021 përmban 32 qëllime sasiore dhe 6 cilësore.

Sekretari shtetëror Nikoliq theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në prioritetet e përcaktuara për zhvillimin e kapaciteteve në përputhje me standardet e NATO-s dhe në kushte të KOVID-19 dhe nuk devijon nga planet dhe përparësitë për të arritur 2% të BPV-së deri në vitin 2024.

Aleatët mirëpritën përparimin e bërë dhe angazhimin për financim të qëndrueshëm të mbrojtjes, i cili është një tregues i qartë i angazhimit për të përmbushur detyrimet e anëtarësimit në Aleancë.

 

Други вести
Skip to content