Republika e Afrikës Qendrore

 

Misioni Trajnues i Bashkimit Evropian i Republikës së Afrikës Qendrore – “EUTM CAR” është themeluar nga Rezoluta 2134 e Këshillit të Sigurimit të KB (2014), me të cilën forcat e BE-së kontribuojn në arritjen e një mjedisi të sigurt në zonën Bangui si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të mbrojtur popullsinë dhe për të krijuar kushte për sigurimin e ndihmës humanitare. Pas zgjatjes së parë të misionit nga viti 2018 e deri në vitin 2020, Këshilli i Bashkimit Evropian zgjati vendosjen e forcave për një mandat tjetër dy-vjeçar, deri më 19 shtator të vitit 2022. Misioni i forcave të BE-së në CAR është të mbështesin zhvillimin e një force të armatosur moderne, efektive, të besueshme, të ekuilibruar etnikisht dhe me përgjegjësi demokratike të CAR.

 

Me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 08-4203 / 1 prej  26.11.2020 dy oficerët e shtabit në këtë mision u dërguan në dhjetor të vitit 2020.

 

Në CAR EUTM, përveç Republikës së Maqedonisë së Veriut, kontribuojnë edhe 8 anëtare të BE dhe 4 vende të tjera (partnerë dhe / ose aspirantë për anëtarësim).

 

 

Skip to content