– Pse është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e Aleancës?

Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut ka përmbushur një nga dy qëllimet strategjike për të cilat kemi luftuar për tre dekada dhe është bërë pjesë e sigurisë kolektive të aleancës më të fuqishme ushtarako-politike. Dhe kjo duhet të na bëjë krenarë. Ne jemi NATO. Ne jemi së bashku me vendet më të zhvilluara dhe më të fuqishme në botë, vende me të cilat ndajmë të njëjtat vlera, të njëjtat parime, të njëjtën pikëpamje për të ardhmen. Dhe, shumë e rëndësishme për ne, ne vendosim së bashku dhe në mënyrë të barabartë me 29 aleatët e tjerë. Në të njëjtën tryezë me aleatët ne ndajmë mendimin tonë, interesohemi për interesat tona, ndikojmë në trendet botërore, japim një kontribut të drejtpërdrejtë në sigurinë globale.

– A ka mbështetje e Maqedonia e Veriut nga NATO dhe aleatët në trajtimin e pandemisë së koronavirusit?

Në vitin që mund ta quajmë edhe të hidhur, për shkak të të gjitha sfidave me të cilat përballemi në drejtim të krizës globale shëndetësore, por edhe të suksesshëm, sepse më në fund pas tre dekadash arritëm një qëllim strategjik të shtetit, në vepër patëm mundësinë të shohim se çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë i Aleancës. Në tre nga katër takimet ministrore në nivelin e ministrave të mbrojtjes, tema kryesore ishte sigurisht përballja me pandeminë e koronavirusit dhe masat që merr Aleanca për të mbështetur anëtarët e saj.

Mbi të gjitha, si një anëtare e NATO-s, Maqedonia e Veriut është pjesë e Sistemit të Menaxhimit të Krizave të Aleancës. Në fillim të pandemisë, ne përdorëm përvojën e NATO-s në organizimin e ndihmës ushtarake për institucionet, më pas shumë nga Aleatët dërguan pajisje mjekësore e cila u transportua me ndihmën e NATO-s dhe në fund të tetorit 2020, përmes Qendrës Euro-Atlantike të Reagimit të Krizave ne morrëm ndihmë në 60 aparate për frymëmarrje me vlerë prej 1.4 milion euro. Norvegjia dhuroi 13,500 teste të shpejta. Fituam ndihmë të drejtpërdrejtë në përballjen me KOVID nga Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria, Polonia, Turqia dhe Ministria e Shëndetësisë u ndihmua me donacione nga Sllovenia, Hungaria, SHBA dhe Gjermania. Këto veprime të vërteta miqësie tregojnë se lidhjet aleate janë të thella dhe të sinqerta.

Vjeshtën e ardhshme, Maqedonia e Veriut do të organizojë një stërvitje me mbi 2,000 pjesëmarrës në Qendrën e Reagimit ndaj Krizave të NATO-s, për një koordinim më të mirë në menaxhimin e krizave, dhe ky është kuptimi i parimit – NATO bashkon. Ne nuk jemi më vetëm në asnjë telashe, dhe asnjë sfidë tjetër nuk do të na gjejë të papërgatitur.

– Cilat janë përfitimet kryesore të anëtarësimit të Maqedonisë sëVeriut në NATO?

NATO mbron, bashkon dhe forcohet. Anëtarësimi në Aleancë do të thotë siguri, ndërsa pa siguri nuk ka prosperitet. Maqedonia e Veriut u bë anëtare në kushtet e një pandemie globale që ishte dhe është një kërcënim për ekonominë botërore dhe nuk na kapërceu  edhe neve. Por, është fakti se siguria sjell një ekonomi më të mirë, më shumë investime, dhe kështu një jetë më të mirë për qytetarët.
Siguria sjell parashikueshmëri që do të inkurajojë investitorët, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, që investimi në vendin tonë është i sigurt.

“Edhe para anëtarësimit zyrtar, nga momenti kur morëm ftesën, të gjithë kreditorët, veçanërisht agjencitë e kreditit që vlerësojnë rreziqet tona, dolën me të njëjtën fjali – anëtarësimi në NATO do të ndodhë, që do të thotë një stabilitet më i madh politik dhe një stabilitet më i madh i korporatave dhe sistemit financiar. Kjo ndikon në uljen e normave të interesit dhe kapitalin më të madh që është në dispozicion jo vetëm për shtetin, por edhe për ekonominë. “Ne tashmë e kemi ndjerë që, edhe gjatë krizës së kovidit, shteti mund të sigurojë para si përmes një lidhjeje të BE-së, ashtu edhe përmes kreditorëve tanë standardë – institucioneve financiare,” tha ministrja Shekerinska në një intervistë të fundit.

Një nga raportet e Bankës Botërore mbi ekonominë tonë në periudhën e krizës së koronavirusit parashikoi një rënie të PBV-së prej 3-4%, por edhe rritje të PBV-së në vitin 2021, dhe një nga argumentet ishte anëtarësimi në Aleancë.

Përveç kësaj, anëtarësimi i plotë në NATO inkurajon investitorët vendas dhe të huaj që ky është një vend ku kapitali është i sigurt.

Fakti është se interesi i disa kompanive të huaja për të investuar po rritet. Nëse analizohen shifrat, do të shihet se Maqedonia e Veriut arriti të ruajë nivelin e investimeve që disa e vende humbën plotësisht gjatë pandemisë.

Një përfitim i madh është fakti që kompanitë tona nga dita e anëtarësimit mund të konkurrojnë në cilindo prej tenderëve të NATO-s që, për shembull, kanë të bëjnë me furnizimin e KFOR-it në Kosovë.

– A do të jenë në gjendje kompanitë maqedonase të marrin pjesë në tregun e NATO-s?

Anëtarësimi në NATO hap tregun e NATO-s për kompanitë tona. Vendi ynë ka qasje në fondet e NATO-s, si dhe mundësinë që kompanitë vendase të marrin pjesë në prokurimin publik të NATO-s, i cili në vitin 2019 arriti në mbi 5.2 miliardë euro.

Është gjithashtu një shans për komunitetin tonë të biznesit dhe kompanitë tona të marrin pjesë në zinxhirin e madh të furnizimit të produkteve për nevojat e Aleancës. Në konferencën për shtyp me rastin e fillimit të mandatit të dytë si Ministre e Mbrojtjes, ministrja Shekerinska njoftoi se në Ministri do të themelohet një Qendër për Mbështetjen e Kompanive Vendore gjatë qasjes në tregun e NATO-s, dhe e njëjta gjë është edhe pjesë e programit të Qeverisë.

Procesi ka filluar. Është e rëndësishme për ne që kjo Qendër të jetë një strukturë e vogël, efikase, e shkathët në të cilën do të punojnë disa profesionistë të vërtetë, të cilët do t’i japin drejtim dhe mbështetje kompanive për këtë treg të madh, i cili mund të ndikojë seriozisht në zhvillimin e ekonomisë maqedonase. Qendra e mbështetjes për ndërmarrjet vendase do të hyjë në strukturën e Ministrisë së Mbrojtjes. Qendra do të ndihmojë kompanitë vendase për të marrë informacion në lidhje me mundësitë e biznesit me NATO-n, metodat dhe procedurat për pjesëmarrjen në tenderët e NATO-s, por edhe për zhvillimin më të madh ekonomik të vendit. Konsultimet bilaterale me vendet anëtare të NATO-s nga rajoni janë planifikuar për shkëmbimin e përvojave pozitive dhe praktikave më të mira.

Ajo që na udhëheq është – sa më shumë mundësi për kompanitë maqedonase, aq më mirë ekonomia.

– A është Maqedonia e Veriut, si anëtare e plotë, plotësisht e integruar në strukturat e Aleancës?

Ne jemi gati të përfundojmë procesin e integrimit të plotë në NATO deri në Nëntor 2021, i cili është një afat ambicioz, por ne do ta arrijmë atë.

Për t’u integruar plotësisht në NATO, ne kemi zhvilluar një Plan Kombëtar të Aktiviteteve në disa fusha: (administratë , pajisjet dhe modernizim, struktura e forcës, arsim, trajnime, stërvitje dhe vlerësim, logjistikë dhe mjekësi, integrimi i sistemit kombëtar i mbikëqyrjes ajrore me sistemin e NATO, Sistemet e Komunikimi -Informacionit dhe Mbrojtja Kibernetike) dhe vitin e kaluar kemi punuar shumë për t’i përmbushur ato.

Kah fundi i vitit 2020  mbajtëm një Konferencë të përbashkët me NATO-n për të rishikuar progresin. Pozicioni i përbashkët është që, përkundër sfidave nga KOVID19, procesi i integrimit po vazhdon sipas afateve të planifikuara fillimisht dhe se ne do të arrijmë integrimin e plotë ushtarak në NATO deri në Tetor 2021, siç ishte planifikuar fillimisht.

Një shembull që procesi i integrimit është duke vazhduar është fakti që procedura për harmonizimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me NATO-n në fushën e mbrojtjes kibernetike ka përfunduar, e cila do të mundësojë një përgjigje të koordinuar të aleatëve në rast të një sulmi kibernetik.

– Si do të kontribuojë Maqedonia e Veriut në sigurinë kolektive të Aleancës?

Kur themi përfitimi kryesor nga NATO është siguria dhe aleanca, ne flasim për kontributin e të gjitha vendeve anëtare, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Ne jemi duke kontribuar realisht në sistemin e sigurisë kolektive, i cili është shtylla kurrizore e Aleancës. Me këtë ne tregojmë se mbështesim moton “Një për të gjithë dhe të gjithë për një” edhe me kapacitetet tona vendore.

Një kapacitet i tillë është sigurisht poligoni ushtarak “Krivollak” ku hapësira për manovrim tashmë është rritur. Një rrugë e re prej 33 km është hapur nga ana e Shtipit, 17 km rrugë ekzistuese janë rinovuar dhe një unazë është formuar rreth gjithë poligonit. Dhe të gjitha këto i kemi realizuar me forcat tona, me makineritë e reja të Batalionit të Inxhinierisë që u prokuruan vitin e kaluar, pas 16 vitesh pa investime në këtë njësi. Në këtë mënyrë ne bëmë një racionalizim të fondeve – për të gjithë projektin do të shpenzojmë dhjetë herë më pak nga  vlera që do të kishim shpenzuar nëse do të përdornim kompani të jashtme. Rindërtimi i infrastrukturës rrugore është planifikuar të përfundojë vitin e ardhshëm para fillimit të stërvitjes “Goditja e Vendosur 21”, në maj 2021, ku pritet të marrin pjesë rreth 2,000 ushtarë nga Armata e Republikës së Maqedonisë Veriore, SHBA, Bullgarisë dhe Greqisë. Ky është poligoni ku njësia jonë e deklaruar nga NATO – Grupi i Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë filloi stërvitjen kolektive së bashku me një ekip nga Mbretëria e Bashkuar, ku të gjitha njësitë e tjera të Armatës janë trajnuar dhe është një terren stërvitje zhvillimi i të cilit presim të rrisë numrin e stërvitjeve bilaterale dhe të NATO-s. Me këto investime, me pajisimin e poligonit do të krijohen kushte shumë më të mira stërvitore për pjesëtarët tanë, por edhe kushte më të mira stërvitore bashkë me ushtritë e tjera aleate. Zhvillimi i Krivollakut do të na japë një shans jo vetëm për të kontribuar në trajnimin e NATO-s, por edhe për të pasur përfitime për ekonominë dhe buxhetin tonë. “Krivollak” siç tha ministrja Shekerinska kohët e fundit është “karta jonë e identitetit”, kapaciteti ynë që do të ndihmojë shumë sigurinë, do të ndihmojë në zhvillimin e ndërveprimit dhe stërvitjes në kushte reale.

Kapaciteti i dytë me të cilin ne do të kontribuojmë është Qendra jonë Rajonale për Marrëdhëniet me Publikun. Ne jemi duke punuar për një koncept të ri të kësaj qendre që do t’i përgjigjet sfidave moderne të sigurisë. Në të ardhmen, fokusi i QRMP do të jetë në një sërë aktivitetesh për të trajtuar dezinformata dhe lajme të rreme sepse për ne, por edhe për Aleancën, dezinformimi është një çështje e rrezikut të sigurisë dhe për këtë arsye ne duhet të kemi kapacitetin për një reagim të saktë dhe në kohë.

Kontributi ynë ushtarak është përqendruar në njësinë tonë të deklaruar të NATO-s – Grupin e Luftimit të Këmbësorisë së Lehtë, pjesëtarët e të cilit në fund të vitit 2020 realizuan një trajnim kolektiv në “Krivollak” së bashku me një ekip mentorimi nga Mbretëria e Bashkuar. Kjo njësi është përparësia jonë në fushën e personelit, trajnimit dhe pajisjes. Në këtë dhe trajnime të ngjashme mund të shihet një përfitim tjetër i anëtarësimit – Maqedonia e Veriut, tani si një aleate, shumë më lehtë merr çdo lloj mbështetje në zhvillimin e forcave të saj nga aleatët në Aleancë.

– Në cilat misione të Aleancës (por edhe të BE-së dhe OKB-së) marrin pjesë paqeruajtësit nga Armaat e Republikës së Maqedonisë së Veriut?

Kur flasim për kontributin tonë në NATO, nënkuptojmë gjithashtu pjesëmarrjen tonë për një kohë të gjatë në misionin e Aleancës në Afganistan, së pari në operacionin ISAF dhe sot në “Mbështetje e Vendosur”.

Në fakt, Armata jonë ka qenë me aleatët në Afganistan që nga viti 2002, dhe në një kohë vendi ynë ishte vendi i katërt kontribues në këtë mision, sipas numrit të banorëve. Është një demonstrim i vërtetë i angazhimit tonë ndaj Aleancës dhe gjithçka që ajo përfaqëson – sigurinë, paqen dhe prosperitetin në nivel global.

Sot, pjesëmarrja e pjesëtarëve tanë mbulon një numër më të madh misionesh – ne mbetemi në misionin “Mbështetje e Vendosur” në Afganistan, ku respektojmë parimin “së bashku brenda, së bashku jashtë”, për herë të parë me trupat tona kontribuojmë në forcat KFOR në Kosovë, ku tregojmë rolin tonë të vërtetë si një shtyllë e paqes dhe stabilitetit në rajon, dhe me pjesëtarët tanë marrim pjesë në misionin e BE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, ALTHEA, dhe në misionin e Unionit në Republikën e Afrikës Qendrore, e cila është një përvojë e re për ne. Sigurisht, ne vazhdojmë me pjesëtarët tanë të jemi pjesë e misionit UNIFIL në Liban, nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara.

Në periudhën e ardhshme ne do të punojmë për një zvogëlim gradual të numrit të trupave të angazhuar për të siguruar selinë e NATO-s në Afganistan, por prania jonë në këtë mision “Mbështetje e Vendosur” do të fitojë një dimension të ri dhe cilësi të re përmes vendosjes së një ekipi kirurgjik brenda kontigjenti mjekësor norvegjez edhe atë nga marsi deri në shtator të vitit 2021.

Është shumë e rëndësishme që sot Maqedonia e Veriut ka treguar vendin e saj të vërtetë në rajon, si një vend që merr përgjegjësi për stabilitetin dhe sigurinë edhe në rrethimin e afërt. Kohët e fundit, 44 ushtarë tanë kanë qenë pjesë e Misionit të Aleancës për Kosovën, KFOR, ku kontribuojmë me oficerë të shtabit në Komandën e Përgjithshme në Prishtinë dhe trupat që ofrojnë Komandën Rajonale Perëndimore të KFOR-it. Për më tepër, për vitin 2021 planifikojmë të rrisim kontributin në misionin e KFOR-it.

Duke marrë pjesë në të gjitha këto misione, ne tregojmë vlerën dhe vendosmërinë tonë për të marrë pjesë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave të NATO-s, por edhe për të ndjekur politikat e Bashkimit Evropian, i cili është qëllimi ynë i ardhshëm dhe të cilit natyrshëm i përkasim.

– Sa takime të Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s dhe Komitetit Ushtarak të NATO-s u mbajtën në vitin 2020 dhe në çfarë niveli?

Ky vit është i veçantë në shumë mënyra. Kufizimet me të cilat përballeshim, dhe ende përballemi, nënkuptonin se jetonim dhe funksiononim ndryshe nga ato që i konsideronim normale. Por në asnjë moment, ne, kolektivisht, në NATO, nuk e lejuam që kjo të ndikojë në sigurinë e zonës Euro-Atlantike. Pavarësisht nga sfida me të cilën përballemi, vendet e NATO-s mbeten të sigurta dhe paqësore.

Procesi i vendimmarrjes së NATO-s bazohet në konsensus, që do të thotë se çdo vendim i NATO-s është shprehje e vullnetit të përbashkët të të 30 vendeve anëtare.

Organi më i lartë i vendimmarrjes së NATO-s është Këshilli i Atlantikut të Veriut (KAV), kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm. KAV takohet tre herë në vit në nivelin e ministrave të mbrojtjes dhe dy herë në nivelin e ministrave të jashtëm. Këtë vit, për të koordinuar aktivitetet e përbashkëta për t’iu përgjigjur pandemisë së shkaktuar nga virusi KOVID-19, ministrat e mbrojtjes u takuan në një takim shtesë urgjent. Në total, ministrja e Mbrojtjes mori pjesë në katër, dhe ministri i Punëve të Jashtme në dy takime të KAV. Sigurisht, pasi shpërtheu pandemia, përmes një lidhje të mbrojtur video konferencë me NATO-n e vendosur në Ministrinë e Mbrojtjes. Pandemia mund të ketë ndryshuar rrjedhën, por në asnjë mënyrë nuk ndikoi në kontaktin dhe koordinimin e vazhdueshëm me Aleancën dhe aleatët e saj. Përkundrazi, këto aktivitete vazhduan pa ndërprerje, në çdo nivel dhe në çdo fushë të mbrojtjes.

Organi më i lartë ushtarak i NATO-s është Komiteti Ushtarak, i cili këshillon Këshillin Ushtarak të Atlantikut të Veriut. Komiteti Ushtarak mblidhet tre herë në vit në një seancë të Shefave të Shtabit. Këtë vit, u mbajtën të tre takimet e planifikuara, ku morën pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë Veriore. Si anëtar, për herë të parë, zëri ynë ishte i rëndësishëm. Për shembull, në zgjedhjen e kreut të ri të Komitetit Ushtarak. Kjo krijon më shumë mundësi për zhvillimin e politikës së mbrojtjes dhe të jashtme dhe krijimin e lidhjeve më të ngushta dhe interesave të ndërsjellë me vendet e rëndësishme.

Edhe para se Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhej anëtare e NATO-s, përfaqësuesit tanë morën pjesë në takime në këtë rend që ishin të hapura për partnerët, por pa të drejtë vote. Ajo që ka ndryshuar rrënjësisht është se Maqedonia e Veriut tani merr pjesë në vendimmarrje.
Këtë vit kemi zhvilluar bisedimet e para shumëpalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe NATO-s, si bisedime të para të këtij formati që vendi ynë mbajti si një anëtare e plotë e Aleancës në procesin e planifikimit të mbrojtjes së NATO-s, si dhe konferencën vjetore për integrimin të Republikës së Maqedonisë së Veriut në strukturat mbrojtëse të NATO-s. Kjo tregon se integrimi ynë në të gjitha strukturat e Aleancës, i cili filloi pas anëtarësimit të plotë, po ecën me një ritëm të qetë, pavarësisht nga të gjitha sfidat me të cilat përballemi globalisht.

– A i plotëson Armata e Republikës Maqedonisë së Veriut të gjitha standardet dhe kriteret e Aleancës?

Ministria e Mbrojtjes, veçanërisht në diç më tepër se katër vitet e fundit, ka investuar në mënyrë aktive dhe të vazhdueshme në Armatën dhe pjesëtarët e saj, sepse ne besojmë se pa ushtarë të motivuar, nuk mund të ecim përpara. Në të kaluarën, u krijuan probleme strukturore që kërkonin zgjidhje sistematike, të cilat ishin gjithashtu priritet për ministren Shekerinska. Faktet mund të tregojnë më së miri se fjalët janë përkthyer në vepra.

Arritëm të bëjmë një hap real dhe me të vërtetë të madh përpara kur bëhet fjalë për standardin e të gjithë pjesëtarëve të Armatës. Kur krahasojmë se të ardhurat e një ushtari profesionist para vitit 2017 ishin rreth 20,000 denarë, dhe tani me dy ngritjet e pagave prej gjithsej 16 përqind dhe kompensim qiraje për rreth 8,000 denarë, të ardhurat mujore janë mbi 30,000 denarë dhe lirisht mund të konfirmojmë që është bërë një hap i vërtetë përpara në fushën e pagave. Kjo nënkupton mbi 50 përqind më shumë fonde për familjet e pjesëtarëve tanë të Armatës!
Por angazhimi për standardin për pjesëtarët nuk i referohet vetëm pagave të tyre të rritura. Kjo pasohet nga të gjitha ato përfitime që më parë ose nuk ekzistonin ose nuk respektoheshin. Për herë të parë, të gjithë pjesëtarët fituan stash me beneficion. Tarifa më të larta u siguruan për pilotët, stafin e aviacionit, mjekët, specialitetet kritike. Për më tepër, u sigurua pagesa e shpërblimit jubilar, u prezantuan kushtet më të mira për pension me dhjetë vitet më të mira …

Profesioni ushtarak është bërë një profesion i dë shiruar dhe kjo thjeshtë mund të shihet përmes interesit për pranimin e ushtarëve profesionistë në Armatë. Fakti që rreth 1,800 kandidatë aplikuan në konkursin e fundit për 200 ushtarë profesionistë flet vetë, që është një sukses i madh. Kjo garanton konkurrencën për secilën punë, që nga ana tjetër garanton cilësi. I njëjti rast ishte në konkursin e mëparshëm për 70 ushtarë profesionistë kur aplikuan 700 kandidatë. Nëse e krahasojmë me, për shembull, konkursin tre vjet më parë kur 200 kandidatë aplikuan për 125 ushtarë profesionistë, bëhet e qartë se sa është bërë për standardin e ushtarëve dhe sa profesioni ushtarak është bërë interesant për të rinjtë.

– Cilët janë prioritet në përmirësimin e kushteve për ushtarët?

Kur flasim për kushtet për ushtarët, mund të flasim për disa elementë – për përmirësimin e kushteve të punës, për rinovimin e pajisjeve personale të ushtarëve, për modernizimin e armatimit.

Buxheti i këtij viti parashikonte mbi tre herë më shumë fonde për rindërtimin e objekteve dhe infrastrukturës në Armatë. Sigurisht, pandemia është një sfidë e madhe në realizimin e planeve tona, por është fakt se projektet e rindërtimit po shkojnë përpara. Komanda e Brigadës së Evropës Juglindore – SEEBRIG është e vendosur në një ndërtesë të rinovuar plotësisht në kazermat “Boro Menkov” në Kumanovë, një ndërtesë që ishte e shkatërruar plotësisht. Një objekt që sot është një përfaqësim i vërtetë i një Armate dhe një vendi anëtar të Aleancës. Ne bëjmë të njëjtën gjë për ushtarët tanë. Batalioni i Nderit, Garda Popullore, Batalioni Renxherëve, Batalioni i Lidhjeve dhe Batalioni i Tretë Logjistik do të vendosen në dy ndërtesa të rinovuara plotësisht në kazermat e Ilindenit. Këto ndërtesa që u lanë vërtet në mëshirë të kohës po rinovohen në ndërtesa që janë të denja për ushtarët tanë. Ndërtesa me instalime të reja elektrike, hidraulike dhe ngrohëse, me dysheme, dritare dhe dyer të zëvendësuara, me një fasadë të re me efikasitet energjetik dhe konstruksion të ri të kulmit.

Sa i përket pajisjeve personale – ne siguruam uniforma dhe çizme të reja menjëherë, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Armatës sonë.

Gjithashtu filluam me një proces gjithëpërfshirës të modernizimit të pajisjeve. Përveç prokurimit të makinerive të reja inxhinierike, vitin e kaluar, në përputhje me parimin e Marrëveshjes Qeveri-Qeveri, marrëveshja e parë u nënshkrua me Qeverinë e SHBA për prokurimin e automjeteve luftarake të lehta, dy lloje – Oshkosh JLTV dhe Stryker që do të ndryshojë plotësisht fytyrën e Armatës sonë. Një total prej 151 automjetesh do të blehen në një periudhë prej katër deri në gjashtë vjet dhe mbërritja e automjeteve të para të destinuara për Grupin e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë është planifikuar për 2022. Pajisjet alpinistike janë siguruar për Armatën dhe pajisjet e reja për mbrojtjen personale të të gjithë pjesëtarëve të Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë po sigurohen, ndërsa projektet e mbrojtjes kibernetike dhe ajrore vazhdojnë.

– Sa janë përfshirë vlerat e Aleancës në shoqërinë maqedonase?

Vlerat e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s janë të qarta – demokracia, liria dhe sundimi i ligjit dhe respektimi i debatit publik në demokracitë aleate. Në 3 vitet e fundit kemi një përparim të fortë në këto vlera në shoqëri, dhe kjo është arsyeja pse ministrja Shekerinska në mënyrë të përsëritur ka theksuar se ne nuk e morëm anëtarësimin në NATO si dhuratë vetëm për shkak të mosmarrëveshjes së zgjidhur me Greqinë, por kemi punuar në atë me reforma dhe rezultate.

Njohjet për përparimin në këto vlera vijnë gjatë gjithë vitit, përmes sondazheve vendore dhe ndërkombëtare, të cilat tregojnë vendin e Maqedonisë së Veriut edhe para disa prej anëtarëve të caktuar të NATO-s dhe BE-së.

Këtë vit, Ministria e Mbrojtjes mori vlerësimin më të lartë për transparencë nga Qendra për Komunikime Civile – vendi i parë midis të gjitha institucioneve në nivelin shtetëror dhe lokal. Ky është një kërcim mahnitës në vetëm 3 vjet – ne anashkaluam 45 vende. Pasuan dy konfirmime të tjera për këtë përparim në transparencë dhe qeverisje të mirë – Konfirmimi ndërkombëtar i “Transparency International” për vendin e dytë në CEI për integritetin operativ, i cili na njeh si më të mirë se 4 shtete anëtare të BE-së dhe 6 shtete anëtare të NATO-s dhe një konfirmim para disa vitesh nga “Metamorphosis” dhe ACTION SEE –  këtu me 72.47% si ministri jemi në vendin e dytë në vlerësimin e qeverisjes së mirë dhe hapjes së institucionit, dhe në nivelin e tërë vendit Maqedonia e Veriut është në vendin e parë në rajon, e vlerësuar vendi me pushtet ekzekutiv më të hapur përpara Malit të Zi, Serbisë dhe BeH.

Sot nuk ka asnjë dallim në vlerat e qytetarëve të çdo aleati, me vlerat e qytetarëve maqedonas, të maqedonasve, shqiptarëve, turqve, serbëve, romëve, boshnjakëve dhe të gjithë të tjerëve. Maqedonia e Veriut është një vend i të gjithëve dhe një vend ku të gjithë respektohen. Kjo reflektohet edhe brenda Armatës. Një shembull, natyrisht, është interesi për të hyrë në sistemin e mbrojtjes, i cili është po aq i madh në mesin e të gjitha bashkësive etnike. Në konkursin e fundit, rreth 500 shqiptarë shprehën interes për të qenë ushtarë profesionistë në Armatë. Kjo sepse, ashtu si maqedonasit dhe bashkësitë e tjera etnike, ata e konsiderojnë këtë Armatë si të tyren.

Maqedonia e Veriut është një nga vendet kryesore në zbatimin e Rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara, e cila është baza për vendet anëtare të NATO-s në fushën e barazisë gjinore dhe perspektivës gjinore. Është një vlerë e jashtëzakonshme e demokracive moderne që e dinë se me përfshirjen e plotë, gjithëpërfshirëse të grave në mbrojtje, jo vetëm si figurë, por edhe në procesin e punës, vendimit dhe menaxhimit, ne fitojmë edhe një kapacitet tjetër të madh.

Prandaj, ne mund të jemi të qartë dhe me zë të lartë kur themi se vendi ynë jeton plotësisht, pa përjashtim, vlerat që janë në thelb të Aleancës. Mbi të gjitha, kjo është arsyeja pse anëtarësimi në NATO, si dhe anëtarësimi në BE, janë qëllimet tona strategjike. Aty është vendi ynë.

Për cilat projekte në fushën e sigurisë kibernetike është punuar në vitin 2020, cilat janë prioritetet në këtë fushë këtë vit?

Siguria kibernetike është një fushë që ne e marrim shumë seriozisht dhe që është një nga prioritetet tona në vitin 2020, por edhe në vitin 2021. Kërcënimet kibernetike ndaj sigurisë së Aleancës po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, më komplekse, më shkatërruese dhe më të forta. Kjo tendencë është e pranishme edhe gjatë pandemisë. NATO vazhdimisht u përshtatet zhvillimeve dhe merr masa për të mbrojtur rrjetet dhe operacionet e saj kundër sofistikimit në rritje të kërcënimeve kibernetike dhe sulmeve me të cilat përballet. Në këtë pjesë, intensifikohet bashkëpunimi me BE-në.

Maqedonia e Veriut, si një anëtare e re, punon vazhdimisht në forcimin e kapaciteteve kombëtare për trajtimin e sulmeve kibernetike dhe NATO na ndihmon në këto përpjekje. Është zhvilluar një strategji e sigurisë kibernetike dhe po zhvillohet një procedurë për nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi me NATO-n në fushën e mbrojtjes kibernetike, e cila mundëson një përgjigje të koordinuar të aleatëve në rast të një sulmi kibernetik.

Në vitin 2021, buxheti i mbrojtjes tregon qartë se siguria kibernetike është një nga përparësitë. Me një rritje prej 38 përqind të pajisjeve dhe modernizimit krahasuar me buxhetin e vitit 2020, ne do të punojmë në pajisjen dhe modernizimin e Armatës, dhe një pjesë e këtyre proceseve është prokurimi i pajisjeve të TI-së, pajisjeve të kripto- mbrojtjes  dhe mbrojtjes kibernetike. Nuk është vetëm një mbështetje deklarative për këto angazhime, por një hap i vërtetë drejt krijimit të një sistemi të mbrojtjes kibernetike që është i përshtatshëm për një vend të NATO-s.

Në periudhën nga 27.01.- 07.08.2020 Akademia Ushtarake, në bashkëpunim me Shkollën e NATO-s në Oberamergau (NSO) dhe Shkollën Detare për Studime Pasuniversitare (NPS) në Monterrej, organizuan 2 (dy) trajnime të avancuara dhjetë-javore të NATO-s në ” Siguria e Rrjetit “dhe” “Vlerësimi i dobësive të rrjetit dhe zvogëlimi i rreziqeve.” Sponsorizimi i këtyre trajnimeve u sigurua nga programi NATO SPS (Shkenca për Paqen dhe Sigurinë) dhe Ministria e Mbrojtjes.
Në të dy trajnimet morën pjesë më shumë se 30 studentë nga 7 institucione të ndryshme (MM / ARMV, MPB, MSHIA, MPJ, MKD-CIRT, ASK, DSIK). Gjatë trajnimit, kursantët morën certifikata të njohura ndërkombëtarisht nga shkolla e NATO-s në Oberamergau, si dhe një certifikatë CEH (Certificate Ethical Hacker) nga Këshilli i KE-së.

– A do të zvogëlojë anëtarësimi në NATO numrin e njerëzve me çertifikim të sigurisë në NATO, gjë që ndodhi në vendet e tjera kur ata iu bashkuan Aleancës?

Të gjithë zyrtarët, por edhe të gjithë punonjësit, puna e tëcilëve përfshijnë punën me informacionin e klasifikuar të NATO-s, duhet të kenë një certifikatë sigurie të NATO-s. Si një vend partner, Maqedonia e Veriut shkëmbente informacione të klasifikuara me NATO-n dhe një numër zyrtarësh dhe punonjësish edhe më parë kishte qasje në certifikatat e NATO-s, por vetëm në një shkallë të caktuar të fshehtësisë.

Pas anëtarësimit, në bashkëpunim me NATO-n, filloi një proces i kontrollit të sigurisë së punonjësve, për të cilin vlerësohet se brenda përgjegjësive të tyre të punës ata kanë kontakt me informacionin e klasifikuar të NATO-s. Inspektimi kryhet sipas standardeve të NATO-s dhe ky proces është i njohur për publikun si ri-veting.

Kontrollet e sigurisë zakonisht janë të gjata dhe nga kjo perspektivë nuk është e mundur të parashikohet me siguri se kur do të përfundojë ky proces, por është e vërtetë që pritet një zvogëlim i numrit të njerëzve që do të kenë qasje në informacionin e klasifikuar.

Me buxhetin për vitin 2020, ne kemi përfunduar një projekt tjetër të rëndësishëm në Ministri – Pikën e Hyrjes së Informacionit të Klasifikuar të NATO-s, duke përmbushur kështu një kriter tjetër të rëndësishëm të Aleancës edhe para anëtarësimit të plotë.

– A do të arrijë Maqedonia e Veriut të përmbushë kërkesat – buxheti i mbrojtjes në vitin 2024 të jetë 2 përqind nga prodhimi i brendshëm bruto?

Buxheti i Mbrojtjes është, në fakt, baza e të gjitha proceseve. Pa fonde nuk mund të realizojmë ndonjë projekt. Dhe, nuk është vetëm shuma e fondeve që tregon nëse do të kemi zhvillim apo jo, por edhe mënyra se si i shpenzojmë ato fonde. Është e rëndësishme për ne që paratë e qytetarëve të ndikojnë vërtetë në zhvillimin e mbrojtjes.

Në Samitin e NATO-s në Uells, Aleatët ranë dakord të rrisnin shpenzimet e mbrojtjes, me buxhetet kombëtare që arrinin 2% të prodhimit të brendshëm bruto deri në vitin 2024.

Buxheti ynë i Mbrojtjes, për të tretin vit radhazi, po rritet, me çka lëvizim drejt 2% të dëshiruar. Në vitin 2021, buxheti i mbrojtjes do të arrijë 1.57 përqind të PBB-së, pra mbi 11 miliardë denarë. Këtë vit, për herë të parë, ne jemi duke përmbushur plotësisht detyrimin e dytë që doli nga Samiti i Uellsit – dhe kjo është më shumë se 20% e buxhetit të mbrojtjes të alokohet për pajisje dhe modernizim“.
Me këto fonde, të cilat janë 38 për qind më shumë sesa të alokuara në buxhetin e vitit 2020 për pajisje dhe modernizim, fitojmë ripërttrirje të re të Armatës, përmirësimin e standardit të pjesëtarëve të ushtrisë, mbështetje cilësore logjistike, rindërtimin e objekteve të ushtrisë, kushte më të mira të poligonit tonë më të madh Krivollak dhe financimi të qëndrueshëm i Armatës që është pjesë e Aleancës.
Këto fonde, siç theksoi ministrja në konferencën për shtyp në të cilën shpjegoi buxhetin për vitin 2021, janë kryesisht fonde për Armatën tonë, vendin tonë, për qytetarët tanë, sigurinë përbashkët të tyre dhe tonën.
„Me buxhetin e propozuar për vitin 2021 në Mbrojtje për një 0.2 përqind të ri të PBB-së, me alokimin e 25% për modernizim, ne kemi treguar se fjalës sonë mund t’i besohet. Se ne vazhdojmë të përmbushim detyrimet si në periudhën kur prisnim anëtarësimin në NATO. Ne nuk e bëjmë këtë, të gjithë këtë investim, duke investuar në njerëz dhe pajisje, vetëm për NATO por mbi të gjitha për vendin tonë, për qytetarët tanë dhe për sigurinë e përbashkët të tyre dhe tonën. Një shtet i mirë do të thotë një Armatë e mirë dhe për një Armatë të mirë duhet të investohet. “Ajo që kemi treguar në vitet e kaluara, do të vazhdojmë ta bëjmë në vitin 2021. Të investojmë atje ku rezultatet janë tashmë të dukshme,” tha ministrja.

Paralelisht me këtë proces, është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që qytetarët të dinë se ku janë shpenzuar paratë e tyre, për të cilat ne kemi siguruar transparencë të plotë, maksimale, e cila shihet përmes matjeve vendore për transparencën e institucioneve, por edhe përmes matjeve ndërkombëtare.

 

Конечен извештај за извршена ревизија на финансиски извештаи и ревизија на усогласеност за 2017 година – сметка 787-20
Конечен извештај за извршена ревизија на финансиски извештаи и ревизија на усогласеност за 2017 година – сметка 637
Конечен извештај за извршена ревизија на финансиски извештаи и ревизија на усогласеност за 2017 година – сметка 785-18
Конечен извештај за извршена ревизија на финансиски извештаи и ревизија на усогласеност за 2017 година – сметка 631

Конечен извештај од овластен државен ревозор за сметка 631 од 2014 година
Конечен извештај од овластен државен ревозор за сметка 637 од 2014 година
Конечен извештај од овластен државен ревозор за сметка 787 од 2014 година

Конечен извештај од овластен државен ревозор за сметка 631 од 2012 година
Конечен извештај од овластен државен ревозор за сметка 637 од 2012 година
Конечен извештај од овластен државен ревозор за сметка 785 од 2012 година
Конечен извештај од овластен државен ревозор за сметка 787 од 2012 година

Врз основ на Законот за Одбрана, Службен весник на Република Македонија, бр.42/01; 05/03; 58/06; 110/08; 51/11; 151/11; 215/15;  во Глава XV, ИНСПЕКЦИСКИ НАДЗОР, Министерството за одбрана, Секторот за инспекција во Одбраната врши инспекциски надзор (редовен, вонреден и контролен) во органите на државната власт, Армијата, трговските друштва, јавните претпријатија, установи и служби од посебно значење на одбраната и единиците на локалната самоуправа. Во Член 166 г, е наведено дека Министерството за одбрана за извршените инспекциски надзори изготвува квартални извештаи кои се објавуваат на интернет страницата на Министерството.

Известување за реализиран инспекциски надзор во период октомври – декември 2020 година

Известување за реализиран инспекциски надзор во период април – јуни 2020 година

Известување за реализиран инспекциски надзор во период јануари– март 2020 година

Известување за реализиран инспекциски надзор во период октомври – декември 2019 година

Известување за реализиран инспекциски надзор во период јули – септември 2019 година

Известување за реализиран инспекциски надзор во период април – јуни 2019 година

Известување за реализиран инспекциски надзор во период јануари – март 2019 година

Известување за реализиран инспекциски надзор во период октомври – декември 2018 година

Известување за реализиран инспекциски надзор во период јули – септември 2018 година

Известување за реализиран инспекциски надзор во период април – јуни 2018 година

Известување за реализиран инспекциски надзор во период јануари – март 2018 година

Известување за реализиран инспекциски надзор во период октомври – декември 2017 година

Известување за реализиран инспекциски надзор во период јули – септември 2017 година

Известување за реализиран инспекциски надзор во период април – јуни  2017 година

Известување за реализиран инспекциски надзор во период jануари – Март  2017 година

Skip to content