Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin e mbrojtjes – Do të krijohet një qelizë për të koordinuar trajnimin në poligonin “Krivolak” e përbërë nga oficerë britanikë


Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar Rejçel Gallouej nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi i cili mundëson vendosjen e një ekipi oficerësh britanikë në Krivollak, i ngarkuar me koordinimin e trajnimit të forcave të mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit. Kjo qelizë e koordinimit të trajnimit nga Mbretëria e Bashkuar do të vendoset në poligonin ushtarak “Krivollak”, kapaciteti ynë më i madh për stërvitje dhe trajnime dhe zhvillimin e ndërveprimit me aleatët dhe partnerët.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, tha se motoja e Aleancës – së bashku jemi më të fortë, nuk është vetëm një frazë, por një realitet, i cili mund të shihet jo vetëm në mbrojtjen kolektive por edhe përmes zhvillimit të forcave të mbrojtjes .

„Konceptin “Ne jemi më të fortë së bashku”, e zbatojmë jo vetëm në pjesën e mbrojtjes kolektive, ku është logjike, disa vende janë më të forta se një vend, por edhe për sa i përket zhvillimit të forcave të mbrojtjes. Ne po e bëjmë atë sot, sepse në zhvillimin e forcave të mbrojtjes ne mund “të mbështetemi në përvojën e aleatëve tanë dhe ata mund të mbështeten në një pjesë të kapaciteteve tona që duam t’i zhvillojmë si kapacitete të NATO-s”, tha ministrja Shekerinska.

Detyra kryesore e Qelizës Koordinuese të Trajnimit e përbërë nga tre oficerë Britanikë, tha ministrja, është të koordinojë mundësitë e trajnimit dhe stërvitjes së objektit tonë më të madh të trajnimit, i cili do të sigurojë efikasitet maksimal gjatë kryerjes së trajnimeve dhe stërvitjeve nga Mbretëria e Bashkuar dhe aleatëve dhe partnerëve të përbashkët, veçanërisht vendeve në rajon, në planin afatgjatë.

„Ky ekip oficerësh britanikë do të propozojë trajnime dhe stërvitje për njësinë tonë të deklaruar të NATO-s e cila është e vendosur në Shtip dhe do të shërbejë si një katalizator për zhvillimin e programeve të reja të trajnimit me ushtritë në rajon. “Pra qëllimi është – ne do të ndihmojmë aftësitë tona mbrojtëse, ne do të rrisim bashkëpunimin në rajon për një temë shumë të rëndësishme, dhe kjo është mbrojtja, por gjithashtu do të forcojmë lidhjet tona dypalëshe të mbrojtjes me Mbretërinë e Bashkuar,” tha Shekerinska.

Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçel Gallouej , theksoi se krijimi i kësaj Qelie në poligonin “Krivollak” është një hap tjetër përpara në bashkëpunimin e mbrojtjes midis dy vendeve, i cili konfirmon angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor.

„Ekipi i vogël do të mbështesë dhe forcojë angazhimin tonë ekzistues ushtarak rajonal duke koordinuar më ngushtë sigurimin e trajnimit tonë ushtarak. Qeliza do të luajë një rol kyç në sigurimin që “Krivollak” të plotësojë nevojat e NATO-s. Shpresojmë që në dhjetë vitet e ardhshme “Krivollak” të rritet në një nga poligonet kryesore të trajnimit për NATO-n, për forcat e lehta dhe ajrore, jo vetëm në cilësinë e pajisjeve të ofruara, por edhe për risitë në zhvillimin dhe ruajtjen e mjedis natyror. “Siguria e Maqedonisë së Veriut është gjithashtu siguria jonë,” tha ambasadorja Gallouej .

Maqedonia e Veriut ka një nga bashkëpunimet më intensive të mbrojtjes me Mbretërinë e Bashkuar – në vitin 2020 u nënshkrua një Marrëveshje e re gjithëpërfshirëse e Bashkëpunimit. Të dy vendet mbështeten intensivisht në fushën e politikës së mbrojtjes, trajnimit ushtarak dhe arsimit, bashkëpunimit në misione paqeruajtëse, ndihmës këshilluese për zbatimin e reformave dhe transformimit të Ministrisë dhe Armatës, si dhe asistencë për të forcuar kapacitetin e Batalionit Këmbësorik të Lehtë, njësia jonë e deklaruar e NATO-s

Други вести
Skip to content