KONKURS PUBLIK për pranimin e personelit civil për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Sipas nenit 38 dhe nenit 39 të Ligjit për Shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 36/10, 23/11, 47/11, 148/11, 55/12, 29/14 , 33/15, 193/15 dhe 71/16), dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 101/19, 275/19 dhe 14/20), dhe sipas nevojave të paraqitura për plotësimin e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me personel civil, Ministria e Mbrojtjes shpall:

KONKURS PUBLIK
për pranimin e personelit civil për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut

1. Shpallet konkurs publik për pranimin e personelit civil për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëtejmë “Armata”) për periudhë të pacaktuar kohore si vijon:

·Referent i Infrastrukturës, 1 (një) nëpunës në garnizonin Shkup;
·Psikolog, 1 (një) nëpunës në garnizonin Shkup;
·Jurist, 1 (një) nëpunës në garnizonin Shkup.

2. Në shpalljen publike mund të aplikojnë kandidatët të cilët plotësojnë kushtet e caktuara në konkurs, si në vijim:

Kushtet e përgjithshme (për të gjitha vendet e punës):

1. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë,
2. të kenë moshë madhore,
3. të kenë përfunduar arsimin e lartë (VII/1 apo minimumi 240 EKTS),
4. të kenë aftësi të veçantë shëndetësore dhe fizike, dhe
5. mos të kenë kaluar moshën 40 (dyzet) vjeçare në ditën e pranimit për shërbim në Armatë.

Kushtet e veçanta:
–  për vendin e punës Referent i Infrastrukturës – të ketë mbaruar arsim të lartë – inxhinier ndërtimor i diplomuar (VII / 1 ose minimumi 240 EKTS), me ose pa përvojë pune;
– për vendin e punës Psikolog – të ketë mbaruar arsim të lartë – psikolog i diplomuar (VII / 1 ose minimumi 240 EKTS), me ose pa përvojë pune;
– për vendin e punës Jurist- të ketë mbaruar arsim të lartë VII / 1 ose minimumi 240 EKTS) – jurist i i diplomuar, me ose pa përvojë pune.

3. Orari i punës është nga ora 08:00 deri në ora 16:00.

4. Paga neto për kandidatët që nuk kanë përvojë pune, sipas kushteve dhe kritereve të parashikuara në Ligjin për Shërbim në Aramtën e Republikës së Maqedonisë, do të jetë mbi 26.000,00 denarë.

5. Personat të cilët kanë sigurim shëndetësor dhe do të dorëzojnë vërtetim të lëshuar nga Instituti i Mjekësisë së Punës për posedim të aftësisë së përgjithshme shëndetësore bashkë me fletëparaqitjen për pranim të kandidatëve për personel civil për shërbim në ARMV, nuk do të duhet t’ju nënshtrohen  kontrolleve për aftësi të përgjithshme shëndetësore.

Personat të cilët nuk kanë sigurim shëndetësor dhe si rrjedhojë nuk do të jenë në gjendje të dorëzojnë vërtetim të lëshuar nga Instituti i Mjekësisë së Punës për posedim të aftësisë së përgjithshme shëndetësore bashkë me paraqitjen për pranim të kandidatëve për ushtarë profesional për shërbim në Armatë, do të dërgohen për kontrolle të aftësive të përgjithshme shëndetësore në Institutin për Fiziologji në Qendrën Klinike – Shkup.

6. Gjatë punësimit do të merret parasysh edhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i qytetarëve të cilët iu përkasin  bashkësive të ndryshme etnike duke respektuar kriteret për profesionalizëm dhe kompetenca.

7. Ministria e Mbrojtjes fton dhe inkurajon vajzat dhe gratë që plotësojnë kushtet për të aplikuar në shpalljen publike për pranimin e personelit civil për shërbim në Armatë.

8. Konkursi publik për pranimin e personelit civil në Armatë do të zgjatë 5 ditë përfshirë ditën e shpalljes në së paku 2 gazeta ditore, edhe atë në një në gjuhën maqedonishte dhe një në gjuhën që e flasin mbi 20 % e qytetarëve të cilët flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonishte, si dhe në internet faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.

9. Kandidatët për personel civil pwr shërbim në Armata në konkursin publik mund të aplikojnë nëpërmjet postës elektronike të Ministrisë së Mbrojtjes javenoglascp@mod.gov.mk përmes dorëzimit obligativ të dokumenteve dhe të dhënave të listuara në pikën 10 nga ky Konkurs në formë të skenuar.

Fletparaqitja – shkarko

Pyetësori- shkarko

Kandidatët për personel civil në konkursin publik mund të aplikojnë edhe përmes dorëzimit të dokumenteve në hapësirat e Ministrisë së Mbrojtjes në adresën “Orce Nikollov” nr. 116, Shkup.

10. Gjatë aplikimit në konkursin publik, kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet dhe të dhënat si në vijim:

Fletparaqitjen për kandidatët për personel civil për Shërbim në Armatë (formularin mund ta gjeni në faqen e internetit të Ministrisë);
-Letër motivuese;
Pyetësor i plotësuar me shkrim dore dhe deklaratë mbi përgjegjësinë morale, materiale dhe penale për saktësinë e të dhënave të dorëzuara;
-Fotokopje të një dokumenti për identifikim personal (letërnjoftim ose pasaportë);
-Diplomë për arsimin e lartë të mbaruar;
-Vërtetim të lëshuar nga mjeku amë për gjendjen e përgjithshme shëndetësore për personat të ciët kanë sigurim shëndetësor, dhe këtë të dhënë janë të detyruar ta theksojnë në aplikacionin për aplikim të kandidatëve për ushtarë profesional për shërbim në Armatë;
-Vërtetim të lëshuar nga Instituti i Mjekësisë së Punës për posedim të aftësisë së përgjithshme shëndetësore, ndërsa informacionin e njëjtë janë të detyruar ta deklarojnë në aplikacionin për regjistrimin e kandidatëve për personel civil për shërbim në Armatë;

11. Dokumentet e pakompletuara dhe që nuk janë dorëzuar brenda afatit kohor nuk do të merren në shqyrtim.

12. Kandidatët për personel civil për shërbim në Armatë të cilët me sukses do të kalojnë të gjitha kontrollet e parashikuara në faza, sipas Rregullores për Mënyrën e kryerjes së Procedurës për Pranim të Oficerëve, gjegjësisht nënoficerëve, ushtarëve profesional  dhe personelit civil për shërbim në Armatë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 57/18)  si vijon:

-Kontrolli i të dhënave  të cilat kandidatët i kanë dorëzuar si të vërteta,
-Kontrolli i shëndetit dhe aftësisë fizike të përgjithshme,
vendosen në listën për përzgjedhje dhe pranim të personelit civil për shërbim në Armatë.

13. Përzgjedhja e kandidatëve që plotësojnë kushtet për pranimin në shërbim në Armatë bëhet nga Ministrja e Mbrojtjes.

14. Kandidatët për  personel civil  të cilët do të pranohen për shërbim në e Armatë dhe do të ftohen në Ministrinë e Mbrojtjes për të nënshkruar kontratën e punës duhet të sjellin me vete dokumentet në vijim:

-diplomë për arsimin e lartë të mbaruar;
-çertifikatë shtetësie;
-çertifikatë e lindjes;
-vërtetim se nuk i është lëshuar masë sigurie ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë apo detyrës (jo më të vjetër se 6  muaj);
-letërnjoftim me afat dhe 2 (dy) fotokopje të letërnjoftimit ku duhet shënuar komuna ku jeton me adresën e banimit;
-llogari transaksioni;

15. Dokumentet duhet të jenë në origjinal ose fotokopje të noterizuara.

16. Me kandidatët e përzgjedhur, Ministrja e Mbrojtjes ose një person i autorizuar prej saj lidh kontratë pune.

MINISTRIA E MBROJTJES

Други вести
Skip to content